Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Indri mes Vanesës dhe Klevisës, letra misterioze trazoi Ferma VIP, çfarë u diskutua nga opinionistët?

P
Piranjat23 May 2026, 21:58 · 2 min lexim
Indri mes Vanesës dhe Klevisës, letra misterioze trazoi Ferma VIP,

Pas largimit të Vanesës nga Ferma VIP dhe hyrjes së Klevisës, dinamika mes fermerëve duket se ka ndryshuar ndjeshëm. Afrimiteti i fundit mes Indrit dhe Klevisës ka ngritur dyshime të shumta mes publikut dhe opinionistëve, sidomos pasi fermeri kishte krijuar më parë një raport të afërt me Vanesën gjatë qëndrimit në fermë.

Së fundmi, Indri ka kërkuar të shkruajë një letër për Vanesën, por përmbajtja e saj ende nuk është bërë publike. Pikërisht kjo letër u kthye në një nga temat kryesore të diskutimit në “Ferma Club”, ku opinionistët ndanë mendimet e tyre për situatën.

Albano u shpreh se letra mund të jetë vendimtare për raportin mes tyre.

“Te ajo letra do i thotë ose e kam vendosur që do martohemi, ose do ndahen”, deklaroi ai.

Albano komentoi gjithashtu afrimitetin e fundit mes Indrit dhe Klevisës, duke theksuar se fermeri po i shkon vazhdimisht nga pas banores së re.

Nga ana tjetër, Klevisa ka bërë të qartë se jashtë ka dikë dhe nuk dëshiron të krijojë diçka brenda fermës.

Edhe Çiljeta ndau mendimin e saj për situatën, duke treguar se fillimisht kishte besuar te lidhja mes Indrit dhe Vanesës.

“Unë kam qenë tifoze e kësaj marrëdhënieje, por Albano paska pasur të drejtë. Ishalla ka thënë fjalë të bukura në atë letër që të dalë mirë. Indri po mundohet të mbajë veten në lojë dhe po e përdor këtë si strategji”, tha ajo.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse letra e Indrit do të afrojë sërish çiftin apo do të vulosë përfundimisht ndarjen mes tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.