Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Ish banorja e “BBV”, Edisa tregon se me kë ruan miqësi pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri por jo vetëm kaq!

P
Piranjat 4 August 2026, 11:29 · 2 min lexim
Ish banorja e “BBV”, Edisa tregon se me kë ruan miqësi pas

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Edisa Demollari, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality show, miqësitë që ruan nga ai format por dhe planet që ka për televizionin. Në një intervistë për mediat, Edisa u shpreh se edhe jashtë kamerave është e njëjta, duke theksuar se nuk është penduar për qëndrimet apo deklaratat e saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur nëse sinqeriteti i ka kushtuar, ajo tha se mund të ketë pasoja në afat të shkurtër, por sipas saj, njerëzit e sinqertë vlerësohen dhe dallohen me kalimin e kohës. “Mund të kushtojë në afat të shkurtër, por në afat të gjatë njerëzit e sinqertë vlerësohen dhe diferencohen nga pjesa tjetër”, u shpreh Edisa.

Ish-banorja pranoi se në disa raste mund t’i kishte përzgjedhur fjalët ndryshe, por jo të ndryshonte thelbin e asaj që ka dashur të thotë. Ajo shtoi se, edhe duke e parë tani eksperiencën nga jashtë, nuk do të ndryshonte qasje me asnjë prej banorëve. Edisa zbuloi gjithashtu se miqësitë që u krijuan natyrshëm brenda shtëpisë vazhdojnë edhe pas përfundimit të formatit.

“Miri, Juela dhe pak Rogerti”, tha ajo, duke shtuar më pas me humor: “Po Rogerti është i zënë kohët e fundit”. Sa u përket raporteve më të ftohta me disa nga ish-banorët, Edisa sqaroi se nuk i konsideron konflikte, por thjesht mospërputhje karakteresh. “Është normale që kur nuk të përputhen për aq ditë brenda, nuk do të përputhen as jashtë. Secili vazhdon rrugën e vet i ndarë”, deklaroi ajo. Duke folur për autenticitetin në një format reality, Edisa theksoi se strategjia e saj e vetme ishte të qëndronte vetvetja. Ajo shtoi se nuk mendon se hyrja në një fazë më të hershme të programit do të kishte ndryshuar diçka në rrugëtimin e saj. “Hyra në pikën që duhej dhe nuk do të bëja asgjë ndryshe”, përfundoi Edisa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.