Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Ish-banorja e “BBV” në ngashërim: Nuk mund të bëja dot fëmijë, kjo solli ndarjen me partnerin

P
Piranjat25 April 2026, 22:35 · 2 min lexim
Ish-banorja e “BBV” në ngashërim: Nuk mund të

Ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.

“Kush nuk do që të bëhet nënë? Kush është ajo femër që nuk e ka dëshirën që t’i ketë krahët plot, por jeta jo gjithmonë të çon në një trajektore që ti ke menduar kur je e vogël. Edhe te pjesa kur më sulmojnë për moshën, ishin po të njëjtët ata komentues që thanë se ti je e dështuar sepse je 35 vjeç dhe nuk ke fëmijë dhe ata që pasi doli lajmi thanë ‘Ua po ti paske fëmijë si je kështu?’

Dëshirën e kam të madhe dhe shpresoj që të jem sa gjysma e nënës sime dhe çereku i gjyshes dhe motrës sime për mëmësi. Por atë gjë e di Zoti lart dhe nuk është gjithmonë në dorën tonë.

Gjatë marrëdhënies që unë kam patur të konsoliduar dhe të deklaruar që kemi qenë gati për martesë absolutisht që kemi dashur shumë të dy që të bëheshim prindër dhe arsyeja e ndarjes erdhi pikërisht sepse diçka për një arsye apo për një tjetër nuk po funksiononte dot dhe ne nuk arritëm dot. E provuam për vite me radhë dhe nuk ndodhi, kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje. Njerëzit e kanë shumë të lehtë që ta gjykojnë, ato lotë që unë kam derdhur ato kohë kur bëja testet e shtatzënisë dhe më dilnin negativ, edhe kur analizat dilnin shumë mirë. Asnjëri nga ne nuk kishte problem dhe fëmija nuk po vinte, e donim por ndiheshim fajtorë. Ishin momente shumë të dhimbshme.”- tha ajo në emisionin “S’e Luan Topi”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.