Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Italia ndalon koncertet e Kanye West dhe Travis Scott/ Autoritetet konstatuan rreziqet për sigurinë dhe rendin publik

P
Piranjat30 May 2026, 14:59 · 3 min lexim
Italia ndalon koncertet e Kanye West dhe Travis Scott/ Autoritetet konstatuan

Italia ka anuluar dy koncerte të planifikuara të Kanye West dhe Travis Scott në Reggio Emilia. Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike dhe mundësinë e protestave. Autoritetet vlerësuan se fluksi i madh i pjesëmarrësve dhe tensionet e mundshme përbënin rrezik për mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Autoritetet italiane kanë ndaluar zhvillimin e dy koncerteve të mëdha të planifikuara për muajin korrik në qytetin verior të Reggio Emilia-s ku pritej të performonin reperët amerikanë Kanye Ëest, i njohur edhe si Ye, dhe Travis Scott. Vendimi u bë i ditur nga prefekti lokal Salvatore Angieri i cili si shkak dha situatën e sigurisë dhe ndikimit që ato mund të kishin në rendin publik. Sipas autoriteteve, organizimi i dy shfaqjeve njeri pas tjetrit në një kohë të shkurtër do të sillte një numër të jashtëzakonshëm vizitorësh.

Institucionet vendore theksuan se ekzistonte rreziku i protestave dhe grumbullimeve të pakontrolluara, të cilat mund të cenonin sigurinë e pjesëmarrësve dhe të komunitetit lokal. Shqetësimet u shtuan edhe nga kërkesat e paraqitura nga organizata e konsumatorëve CODACONS dhe përfaqësues të komunitetit hebraik në Modena dhe Reggio Emilia, të cilët kishin ngritur kundërshtime lidhur me praninë e Kanye Ëest. Autoritetet vlerësuan se kombinimi i faktorëve të sigurisë dhe ndjeshmërive publike kërkonte ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur incidente të mundshme.

Kanye Ëest është përballur gjatë muajve të fundit me anulime të njëpasnjëshme koncertesh në vende të ndryshme evropiane për shkak të polemikave që lidhen me deklaratat e tij të mëparshme antisemitike. Në disa raste autoritetet dhe organizatorët kanë argumentuar se prania e artistit mund të shkaktonte tensione dhe reagime publike. Vetëm pak javë më parë, Britania e Madhe i refuzoi hyrjen në territory ndërsa koncerte të planifikuara në Francë, Poloni dhe Zvicër nuk u zhvilluan. Megjithatë, artisti ka vijuar aktivitetet në vendet që kanë pranuar organizimin e performancave të tij dhe mbetet i angazhuar me data të tjera koncertesh në Evropë.  Kanye Ëest është planifikuar të mbajë një koncert për të cilin do të ndërtohet një stadium i përkohshëm në zonën e Kasharit me gati 60 mij vende.

Nga ana tjetër, Travis Scott vazhdon të përballet me vëmendje të shtuar sa i përket çështjeve të sigurisë në eventet e tij, pas tragjedisë së festivalit Astroëorld në vitin 2021 në Houston, ku humbën jetën 10 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Në Reggio Emilia ai ishte planifikuar të performonte në festivalin “Pulse of Gaia” në arenën RCF, me kapacitet mbi 100 mijë spektatorë, ndërsa një ditë më vonë ishte parashikuar koncerti i Kanye Ëest. Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga dy artistët apo organizatorët e eventit, ndërsa vendimi i autoriteteve italiane mbyll përfundimisht mundësinë e zhvillimit të këtyre koncerteve në datat e planifikuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.