Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

P
Piranjat 8 May 2026, 19:38 · 2 min lexim
“Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi

Opinionisti i Ferma VIP 3, Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus.

Mamaqi tregoi për herë të parë se çfarë ndodhi në prapaskenë pas deklaratës së rëndë të Fabjolës ndaj moderatores Arbana Osmani.

Ai shtoi se Arbana nuk u mërzit nga situata dhe e la publikun të gjykojë vetë zhvillimet në spektakël.

“Kur dolëm atë mbrëmje që e mbyllëm spektaklin, dolëm nga skena dhe shkuam te dhoma e grimit. Arbana ishte përballë dhe i thashë: a të përqafoj pak? “Ok”, më tha. E përqafova dhe i thashë: bravo, bravo se tregove një nivel tjetër. Sepse këtu duken vlerat e vërteta të një njeriu. I thashë: këtu duket karakteri i vërtetë, kur ti sulmohesh dhe je në atë gjendjen kur e ke shumë kollaj të çedosh dhe t’i kthesh tjetrit me të keq… Ajo më tha që nuk mërzitem dhe mesa duket ia la publikut të vendosë si do ndodhë sot”, tha Mamaqi.

I pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se nëse Ermali do ishte në vend të Arbanës, si do kishte reaguar ai u përgjigj: Është e lehtë ta thuash tani pas pilafit. Por ajo që mendova në ato momente, ndjesia e parë ishte që do t’i thoja: “ja ku është dera dhe mund të dalësh menjëherë”. Këtë besoj se do kisha si thirrje në ato momente.

Në një moment të tensionuar në spektaklin e kaluar, Ola përdori një gjuhë të papranueshme ndaj moderatores Arbana Osmani, duke shkaktuar reagime të menjëhershme.

Revoltimi i Olës lidhet me fjalën “kuçkë”, pasi Mimoza e tha për Olën dhe Gresën gjatë qëndrimit te “Fakiri”. Fillimisht, vajzat e morën me humor situatën, por më pas ajo u kthye në një përplasje serioze.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.