Ja kush është shqiptarja që bashkëpunoi me Drake

Reperi kanadez ka publikuar një projekt gjigant të ndarë në tri albume të reja me plot 43 këngë në total: ‘Iceman’ me 18 këngë, ‘Maid of Honour’ me 14 këngë, dhe albumi ‘Habibti’ me 11 këngë. Dhe pikërisht ky i fundit ka tërhequr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale, sepse një prej këngëve vjen në bashkëpunim me artisten Qendresa, dhe titullohet ‘Slap The City’.
Por kush është Qendresa? Bëhet fjalë për Qendresa Topallin, një vajzë shqiptare me origjinë nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Londër. Ajo është një producente dhe këngëtare tepër e talentuar e rrymës alternative R&B dhe soul.
Përveç Drake, talenti i saj i jashtëzakonshëm ka rënë në sy edhe të yjeve të tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë, si reperi Lil Yachty dhe aktori fitues i çmimit Oscar, Daniel Kaluuya. Për ata që e njohin skenën tonë muzikore, ajo nuk është një emër i ri. Rreth shtatë vite më parë, Qendresa bashkëpunoi me reperin Buta në këngën e tyre shumë të pëlqyer, “Pa arsye”.

Por sot, suksesi i saj po prek nivele ndërkombëtare dhe bashkëpunimi i saj me Drake po kthehet me shpejtësi në një nga projektet më të dëgjuara të momentit.

Në fakt, lidhja e Drake me shqiptarët nuk është diçka e re. Të gjithë e mbajmë mend mirë atë moment kur ai u shfaq publikisht me xhaketën e kuqe dhe kapelën me shqiponjën e zezë dykrenare. Reperi kanadez ka pasur gjithmonë një simpati të veçantë për kulturën tonë, por ky bashkëpunim zyrtar me Qendresën është vërtet diçka e veçantë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Bianca Censori “thyen” sërish rrjetin! Dalja e saj me veshje transparente pranë Kanye West ndez reagimet

Kriza e parë e çiftit Brikena-Mateo? Ky mesazh në rrjetet sociale po trazon rrjetin

"Do isha një k*çkë e madhe e pushtetit"/ Habit Helidon Haliti: Shyqyr s'më kanë ftuar

“Kishte një thikë!”/ Zëdhënësi i Britney Spears mohon incidentin në restorant: Po priste hamburgerin!

FOTO/ Dy ish-banorët e Big Brother kapen mat duke shkëmbyer puthje në club

Qiproja kalon në finale mes polemikash për performancën e Antigoni Buxton

Butrint Imeri fshin gjithçka nga Instagrami, çfarë po paralajmëron?

"Nân" nga Alis 'pushton' Eurovisionin, performanca më e klikuar në natën e dytë gjysmëfinale





