Mbi 100 milionë euro dhe një kontratë 5-vjeçare, zbulohet operacioni i madh i Real Madridit
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në...
Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazh...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyet...

Rita Ora ka folur hapur për historinë e familjes së saj, rrugëtimin si emigrante dhe planet për të ardhmen, duke theksuar se origjina e saj ka qenë një nga shtyllat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën që ka ndërtuar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila aktualisht është duke punuar për albumin e saj të katërt dhe rikthehet në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”, tha se jeta që bën sot është krejt ndryshe nga fëmijëria e saj.
E lindur në Prishtinë, Rita u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar me familjen në fillim të viteve ’90, kur shqiptarët etnikë përballeshin me përndjekje. Prindërit e saj, Vera dhe Besnik Ora, nisën jetën nga e para në Britani. Vera, e cila kishte punuar si mjeke, u rikualifikua dhe vijoi profesionin si psikiatre, ndërsa Besniku, ekonomist me profesion, punoi fillimisht duke menaxhuar një pub në Londër.
Në një intervistë për The Times, të cituar nga Daily Mail, Rita tha se nuk është ndier kurrë në siklet për faktin që është emigrante, pavarësisht debateve të vazhdueshme për emigracionin në Britaninë e Madhe.
“Do të jem gjithmonë mirënjohëse për mundësitë që kam pasur dhe krenare që jam emigrante”, u shpreh ajo.
Sipas artistes, shumë njerëz që kanë emigruar ndajnë të njëjtën dëshirë për të provuar veten dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Mendoj se emigrantët kanë një energji të veçantë dhe një dëshirë të fortë për të treguar vlerat e tyre. Në historinë e shumë artistëve të suksesshëm gjen gjithmonë një rrëfim emigrimi në familje”, deklaroi Rita.
Ajo foli edhe për jetën private, duke zbuluar se një nga dëshirat e saj është të punojë në një projekt të përbashkët me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.
“Do të doja shumë. Më habit fakti që ende nuk ka ndodhur. Gjithçka varet nga historia dhe skenari, por është një dëshirë që e kemi të dy”, tha këngëtarja.
Çifti, i martuar prej gati katër vitesh, do të festojë përvjetorin e martesës në muajin gusht. Megjithatë, Rita pranoi me humor se as ajo dhe as Taika nuk janë të prirur për të planifikuar gjithçka në detaje.
“Ne i lëmë gjithçka për momentin e fundit. Ai është Luan dhe unë Shigjetare, ndaj planifikimi nuk është pika jonë më e fortë”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, artistja ndau edhe detaje për kujdesin ndaj shëndetit. Ajo tregoi se po informohet për ndryshimet që sjell menopauza dhe zbuloi se ka ngrirë vezët dy herë, në moshën 24 dhe 27 vjeç, pas rekomandimit të mjekëve.
“Në atë periudhë mjeku më tha se ishte koha ideale për ta bërë. Sot e kuptoj se ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë”, rrëfeu Rita.
Ajo shtoi se përvoja e nënës së saj me kancerin e gjirit dhe menopauzën e hershme e ka bërë më të vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe planifikimit afatgjatë.
Christopher Nolan ka zbuluar historinë personale që ndikoi në vendimin e tij për të sjellë në ekran “The Odyssey&rdqu...
Këngëtari Bejta ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime, teksa ka komentuar suksesin e disa prej artistëve të ...
Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe plot emocion mes vajzës së tij, princeshë Geraldina,...
Aktorja italiane Ornella Muti dhe vajza e saj, Naike Rivelli, kanë bërë të ditur se po ndjekin procedurat për të marrë shtet&...
Eduard Kuçi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me eksperiencën e...
Disa trende rikthehen pas disa vitesh. Të tjera, si modeli i rrobave të banjës që Meghan Markle zgjodhi për pushimet e saj verore, duke...
Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë nga jeta e përditshme, duke bërë një “këshillë&rdq...
Gianluigi Donnarumma i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej vitesh, Alessia Elefante, në nj...
Diddy është përfshirë në një përplasje me një të burgosur tjetër në burgun federal të New Jersey-t, ...
Edhe pse sot jeton mes seteve të filmave në Hollywood, turneve muzikore dhe projekteve të reja artistike, Rita Ora thotë se nuk ësht&eu...