Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
SHOWBIZ

Jennifer Lopez: E dini çfarë më duket vërtet seksi te një burrë? Ta shoh duke larë enët

P
Piranjat11 August 2026, 19:29 · 3 min lexim
Jennifer Lopez: E dini çfarë më duket vërtet seksi te

Për të bërë për vete Jennifer Lopez nuk nevojiten makina sportive, dhurata të shtrenjta apo avionë privatë. Popstar-i preferon gjestet e vogla të përditshme, ato që tregojnë vëmendje, kujdes dhe ndarje të përgjegjësive.

Gjatë eventit Dolce&Gabbana Alta Moda në Taormina, Sicili, këngëtarja dhe aktorja tregoi se cilat janë, sipas saj, cilësitë që e bëjnë një burrë vërtet tërheqës. Në një moment të show-t, Lopez improvizoi një skenë me balerinët. Pasi i kërkoi njërit prej tyre t’i rregullonte flokët, iu drejtua të tjerëve me humor:

“Ju mund edhe të largoheni. Jeni pa para! Nuk kam nevojë për ju. Nuk më duhen paratë tuaja dhe as dhuratat tuaja.”

Prej aty, ajo nisi të fliste për pavarësinë ekonomike dhe për atë që kërkon vërtet te një partner. Jennifer Lopez shpjegoi se fakti që i fiton vetë paratë e saj e ka ndryshuar mënyrën se si i sheh marrëdhëniet.

“E dini, prej vitesh njerëzit më shohin dhe mendojnë se jam një grua që kushton shtrenjtë. Shohin gjithë shkëlqimin rreth meje… dhe po, është e vërtetë, jam e shtrenjtë”, tha ajo me shaka.

Më pas sqaroi: “Po, jam. Por paratë e mia i fitoj vetë. Gra, kam të drejtë apo jo? Nuk kemi nevojë që dikush të na blejë gjëra. Sigurisht, ndonjëherë është një gjest i këndshëm, por nuk kemi nevojë për të.”

Momenti që mori më shumë duartrokitje erdhi kur Jennifer Lopez shpjegoi çfarë e bën, sipas saj, një burrë vërtet tërheqës.

“E dini çfarë e bën vërtet tërheqës një burrë? Nuk është ora që mban në dorë. Nuk është makina që ka. Nuk është avioni privat. Vërtet. Janë gjëra të bukura, sigurisht, por nuk janë ato që bëjnë diferencën. E dini çfarë është vërtet seksi? Ta shohësh duke rregulluar krevatin në mëngjes ose duke larë enët kur ti je e lodhur në darkë. Kjo po që është seksi.”

“Sepse, ta pranojmë, ne gratë bëjmë gjithçka. Merremi me gjithçka.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.