“Jetoj në bunker”/ Cllevio bën deklaratën e frikshme për jetën e tij: Ja pse lëviz me makinë të blinduar

Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë. Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.
“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre.
Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.
“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme. Pavarësisht rrezikut real, Cllevio u shfaq i patrembur përballë vdekjes. Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.
“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Roberti flet për Tunën: Është sjellë keq me nënën time që kishte kancer

FOTO- "Më njohën nga një tatuazh"/ Modelja e Only Fans u rrah barbarisht në Dubai dhe e lanë për të vdekur. Flet pas 10 operacioneve

Stadiumi “fantazmë” në Shqipëri për koncertin e Kanye West, projekti ngre pikëpyetje të mëdha

Sa është diferenca në moshë mes Vanesës dhe Indrit?

"Rivalë" në ekran por miq për kokë/ Ermal Mamaqi, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu festojnë sot 22 vite miqësi

Xhuli shtatzënë, pritet të bëhet nënë e binjakëve

Zamira Kita rrëfen një moment të errët pas studimeve: Kam dashur ti jap fund gjithçkaje madje dhe jetës

Ema Andrea rrëfen dhimbjen, karrigia bosh për të vëllanë në çdo premierë





