Jo 100 ditë! Zbulohen detajet e finales së Ferma VIP 3

Edhe pse në fillim ishte paralajmëruar se Ferma VIP do të zgjasë plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e tretë të reality show-t. Programi pritet të mbyllet në të njëjtën formulë si sezonet e mëparshme, duke zgjatur rreth 80 e disa ditë në total. Kështu, finalja e madhe nuk do të shtyhet deri në korrik, siç ishte menduar fillimisht.
Burimet bëjnë me dije se mesi i muajit qershor është periudha më e mundshme për natën finale, ndërsa datat që po qarkullojnë aktualisht janë 15 ose 19 qershori. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni për datën përfundimtare të spektaklit.
Ky ndryshim strategjie duket se lidhet me nisjen e sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë FIFA World Cup, i cili tradicionalisht mbledh audiencë të madhe para ekranit. Produksioni besohet se ka zgjedhur ta përfundojë spektaklin në kulmin e shikueshmërisë, përpara se vëmendja e publikut të zhvendoset drejt futbollit dhe pushimeve verore.
Ndërkohë, dinamika brenda fermës vazhdon të jetë intensive, me debate, afrimitete dhe surpriza që po mbajnë publikun të lidhur pas ekranit deri në natën finale. Mbetet për t’u parë se cilët fermerë do të arrijnë të sigurojnë vendin në finalen e madhe dhe kush do të rrëmbejë çmimin e këtij edicioni.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Indri mes Vanesës dhe Klevisës, letra misterioze trazoi Ferma VIP, çfarë u diskutua nga opinionistët?

Britney Spears trondit me deklaratat pas arrestimit: Mamaja ime vrau një djalë 12-vjeçar

Ish-i i Jennifer Lopez i jep fund romancës 3-vjeçare me trajneren e fitnesit

“Gjobë 200 mijë lekë për kanaçen në det”/ Kozaku ‘nxjerr bllof’ Ballën: Video s’është bërë në Shqipëri

Çfarë video po fshihet? Albano: Blerina duhet të kishte dalë nga Ferma VIP si Fabjola

“Mozën nuk e duroja dot në vitet 2000”, Valeri i kthehet Dasarës: Mendon se të ka marrë diellin ty

“Pse nuk martohesh?”, G-Bani habit me përgjigjen epike

Klevisa drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra: Është shqetësuese





