Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Johnny Depp humb mbi 600 mijë euro pas vjedhjes së kartës së kreditit

P
Piranjat28 May 2026, 11:57 · 2 min lexim
Johnny Depp humb mbi 600 mijë euro pas vjedhjes së kartës së

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, raportohet se ka qenë viktimë e një mashtrimi të sofistikuar financiar që i ka shkaktuar humbje marramendëse prej mbi 600 mijë eurosh.

Sipas mediave ndërkombëtare, të dhënat e kartës së tij American Express janë vjedhur dhe përdorur në fshehtësi për afro dy vite, pa u vënë re nga ylli hollivudian. Autoritetet zbuluan se gjatë kësaj periudhe janë kryer qindra transaksione luksi, përfshirë blerje dhe udhëtime të shtrenjta.

Ngjarja ka çuar në një operacion të madh policor në Budapest, ku forcat speciale bastisën një apartament në Distriktin 13 të qytetit. Në pranga ka përfunduar një 27-vjeçar me origjinë jordaneze, i dyshuar si personi kryesor pas skemës së mashtrimit.

Sipas hetimeve paraprake, alarmi u dha nga një bankë amerikane, e cila vuri re lëvizje të dyshimta në llogarinë e aktorit dhe informoi autoritetet federale amerikane. Më pas, hetimi u koordinua me degën e FBI-së në Hungari, e cila arriti të lokalizojë të dyshuarin përmes adresave IP.

Hetuesit besojnë se i riu kishte siguruar informacionet bankare të Depp përmes blerjeve online ose rezervimeve hoteliere. Nga janari 2024 deri në dhjetor 2025, ai dyshohet se ka realizuar plot 308 transaksione të ndryshme, shumica prej tyre të lidhura me stil jetese luksoze.

Mediat theksojnë se mashtrimi kaloi pa u zbuluar për një kohë të gjatë, pasi pasuria e madhe e aktorit bëri që pagesat e shumta, por relativisht të vogla, të mos ngjallnin dyshime të menjëhershme.

Rasti bëhet edhe më interesant për faktin se gjatë asaj periudhe Johnny Depp ndodhej shpesh në Budapest për xhirimet e filmit të tij “Modì”. Autoritetet po hetojnë nëse rrjedhja e të dhënave të kartës ka ndodhur pikërisht gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin hungarez.

Ndërkohë, i dyshuari ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza të rënda për mashtrim kompjuterik. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia raportoi se janë gjetur edhe substanca të dyshuara narkotike, çka mund të rëndojë më tej pozitat e tij përpara drejtësisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.