Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alia. Ajo theksoi rëndësinë e të qenurit në një “status” të qartë, duke sqaruar se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, ndërsa partnerët e tyre përkatës kanë vazhduar jetët e tyre.
Artistja pranoi se marrëdhënia në distancë ka sjellë si ribashkime të bukura, ashtu edhe momente distance apo mosbesimi. Megjithatë, ndau se më e rëndësishmja është ndjenja që i jep kjo lidhje.
“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, tha Jonida.
Këngëtarja tha se nuk ka turp të pranojë se e do partnerin e saj, por preferon të mos bëjë deklarata të mëdha publike për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë.
Ajo ndau gjithashtu një reflektim të thellë mbi moshën. E pyetur për gjërat që ende nuk i ka bërë, ajo tregoi se pas të dyzetave ka filluar një fazë të re të jetës së saj.
“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, tha Jonida.
Sipas saj, kjo fazë vjen natyrshëm përmes eksperiencave personale, veçanërisht kur jeta të ka rrëzuar dhe ke kuptuar se çfarë është vërtet e vlefshme. Jonida tha se tani jeton gjithçka ashtu siç dëshiron, duke ia dhënë energjinë e saj vetëm njerëzve që e meritojnë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nga Bora Zemani te Heidi Baci, 4 moderatoret që kanë drejtuar “Për’puthen” ndër vite

“Meritoje më shumë kohë”/ Ish-e dashura e Presley Gerber përlot me dedikimin prekës

Buzë me ngjyrë perfekte dhe që zgjat gjithë ditën, 9 lip stain-et që po bëjnë namin

Strakosha rrëfen për herë të parë për aneurizmën cerebrale: Gjithçka nisi me një dhimbje koke shumë të fortë

Këngëtari ndërroi jetë në një klinikë private/ Nëna e George Mazonakis kërkon drejtësi: Për kujtimin e fëmijës tim të dashur





