Jonida Maliqi mbështet protestën në Tiranë: Nuk kërkojmë lëmoshë, por respekt

Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve publike për protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale një video nga marshimi i protestuesve dhe një mesazh të fortë në mbështetje të kauzës së tyre.
Në postimin e saj, këngëtarja thekson se shqiptarët nuk dorëzohen kur bëhen bashkë dhe se zëri kundër padrejtësisë po ngrihet çdo ditë e më shumë. Sipas saj, protesta tashmë nuk është vetëm një betejë për mbrojtjen e tokave dhe pasurive natyrore, por edhe për të drejtat themelore të qytetarëve, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin.
“Kur një popull zgjohet, padrejtësia nuk mund të bëhet më normë”, shkruan Maliqi në mesazhin e saj, ndërsa nënvizon se qytetarët nuk kërkojnë privilegje apo lëmoshë, por respekt dhe të drejtat që u takojnë.
Reagimi i artistes vjen në ditën e 21-të të protestës, e cila vijon të mbledhë mbështetje nga figura publike, qytetarë dhe pjesëtarë të diasporës.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
“TË DUA”/ A u ribashkuan? Mateo fton në kërcim Brikenën

Nga “Free Britney” te izolimi dhe “rënia” e një ylli! Çfarë ndodhi me Britney Spears

Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo?

Dua Lipa kurorëzon dashurinë me Callum Turner, publikohen pamjet e para nga dasma luksoze në Siçili

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin hapur” për raportin e tyre: S’rrinim dot pa njëri-tjetrin!

“Më mori burrin” Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

Bad Bunny artisti i parë latino-amerikan që kalon 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë

“Ishte si një ëndërr”/ Moza Ahmeti flet pasi u shpall fituese e Ferma VIP





