Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Jozi më ftoi personalisht në ditëlindje”, Loredana Brati: Mesa di, është single

P
Piranjat 3 June 2026, 17:08 · 2 min lexim
“Jozi më ftoi personalisht në ditëlindje”, Loredana

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana, ka komentuar së fundmi raportin e saj me Jozin, duke sqaruar edhe zërat që qarkulluan pas ditëlindjes së tij.

E ftuar në emisionin “Ndryshe”, ajo tregoi se kishte marrë një ftesë personale nga Jozi për të qenë pjesë e festës së ditëlindjes, por vendosi të mos marrë pjesë.

“Ftesa më ka ardhur nga Jozi. E vlerësova si ftesë, por për mua nuk ka sens të shkosh te ditëlindja e ish-ave. Nuk jemi brazilianë apo latinë që t’i bëjmë këto gjëra”, u shpreh ajo.

Loredana hodhi poshtë edhe spekulimet se ftesa kishte lidhje me biseda apo ndërhyrje nga persona të tjerë, duke theksuar se gjithçka kishte ardhur drejtpërdrejt nga ish-partneri i saj.

E pyetur nëse Jozi është aktualisht në një lidhje, ajo u përgjigj shkurt:

“Mesa di unë, jo.”

Megjithëse nuk ishte e pranishme në festë, Loredana zbuloi se e kishte uruar Jozin me një mesazh.

“Me shkrim po, me mendje thashë gjëra të tjera”, tha ajo me humor.

Gjatë intervistës nuk munguan as komentet ngacmuese nga moderatorët, të cilët lanë të kuptohej se mes tyre mund të ketë ende ndjenja të pazgjidhura. Megjithatë, Loredana mohoi mundësinë që një pjesëmarrje në ditëlindje të kishte sjellë një rikthim të mundshëm të çiftit.

Deklaratat e saj kanë rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia me Jozin, një nga historitë më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.