Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq...
SHOWBIZ

“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj fansave, ja çfarë i kërkoi këngëtari atyre

P
Piranjat26 July 2026, 20:10 · 2 min lexim
“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj

Reperi Gjesti u ka drejtuar një mesazh publik fansave të tij, duke kërkuar respekt për hapësirën private dhe familjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar mbështetësit për dashurinë dhe përkrahjen, por ka kërkuar që të shmangin vizitat pranë banesës së tij.

Gjesti ka treguar se e vlerëson dëshirën e fansave për ta takuar apo për të bërë fotografi, por shtëpia mbetet i vetmi vend ku ai mund të largohet nga angazhimet publike dhe të kalojë kohë të qetë me familjen.

Sipas tij, vizitat e shpeshta pranë shtëpisë kanë bërë që të jetë e vështirë të ruajë privatësinë dhe qetësinë personale. Ai ka sqaruar se kërkesa e tij nuk lidhet me mungesën e vlerësimit për fansat, por me nevojën për të pasur një hapësirë personale jashtë skenës.

“Ju lutem më kuptoni edhe mua. Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem me pushu, me kalu kohë me familjen dhe me gjet pak qetësi”, ka shkruar Gjesti në mesazhin e tij.

Reperi ka ftuar fansat që takimet dhe fotografitë të zhvillohen në koncerte, evente dhe ambiente publike, ku ai shprehet se do të jetë gjithmonë i gatshëm të ndajë momente me ta.

Në fund të mesazhit, Gjesti ka falënderuar ndjekësit për mirëkuptimin dhe respektin ndaj privatësisë së tij dhe familjes.

“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.