Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Juela Nikolli tregon sa paguhej kur punonte për “Hermes”

P
Piranjat20 May 2026, 18:51 · 2 min lexim
Juela Nikolli tregon sa paguhej kur punonte për “Hermes”

Këngëtarja dhe ish-protagonistja e Big Brother VIP, Juela Nikolli, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për Top Albania Radio, nën drejtimin e moderatorit Ronaldo Sharka.

Gjatë bisedës, ajo ka ndarë detaje interesante nga e kaluara e saj profesionale, veçanërisht për periudhën kur ka punuar për markën prestigjioze ndërkombëtare, “Hermès”.

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së famshme, Juela e kishte përmendur shkarazi këtë eksperiencë pune, por pa hyrë në detaje financiare. E pyetur drejtpërdrejt në intervistë rreth përfitimeve monetare që kishte nga një markë e këtij kalibri luksoz, ajo nuk ka hezituar të flasë hapur dhe me shifra konkrete.

Këngëtarja ka zbuluar se paga e saj mujore kapte shifrën e rreth 2,000 eurove. Lidhur me këtë vlerë, Juela ka bërë një analizë shumë realiste të situatës së saj ekonomike në atë periudhë.

Ajo pranoi se, duke marrë parasysh standardin e lartë dhe koston e shtrenjtë të jetesës në një qytet si Milano, kjo nuk konsiderohej një pagë e madhe me të cilën mund të bëje një jetë luksi.

Megjithatë, ajo theksoi se për një vajzë të re, ajo vlerë konsiderohej absolutisht një pagë e mirë dhe e kënaqshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.