Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Justin Trudeau pranë Katy Perry në Sunny Hill

P
Piranjat 1 August 2026, 14:45 · 2 min lexim
Justin Trudeau pranë Katy Perry në Sunny Hill

Katy Perry elektrizoi publikun në natën e parë të Sunny Hill Festival me një performancë plot energji në Prishtinë. Megjithatë, përveç spektaklit në skenë, një tjetër detaj tërhoqi vëmendjen e fansave.

Prej ditësh qarkullonin spekulime nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, do ta shoqëronte gjatë vizitës në Kosovë. Edhe pse ai nuk u shfaq publikisht gjatë koncertit, prania e tij në festival është konfirmuar.

Justin Trudeau pranë Katy Perry në Sunny Hill

Ishte DJ Deezy, një nga artistët pjesëmarrës në Sunny Hill Festival, ai që publikoi një fotografi me Trudeau nga ambientet e festivalit, duke zbuluar se politikani kanadez ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares.

Gjatë koncertit, Katy Perry interpretoi disa prej hiteve më të njohura të karrierës së saj, duke dhuruar një spektakël që u prit me entuziazëm nga publiku.

Romanca mes Katy Perry dhe Justin Trudeau u bë objekt diskutimi për herë të parë në verën e vitit 2025, pasi të dy u fotografuan duke darkuar së bashku në Montreal. Më vonë, çifti e bëri publike lidhjen dhe që atëherë është shfaqur së bashku në disa evente dhe pushime.

Justin Trudeau drejtoi Kanadanë si kryeministër nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2025, ndërsa vizita e tij në Kosovë ishte mbajtur larg vëmendjes së mediave deri në publikimin e fotografisë nga DJ Deezy, e cila konfirmoi se ai ishte i pranishëm në festival për të mbështetur partneren e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.