Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

“Ka riformësuar identitetin e Puerto Ricos në botë…” / Hapet ekspozita kushtuar Bad Bunny-t!

P
Piranjat26 August 2026, 15:21 · 3 min lexim
“Ka riformësuar identitetin e Puerto Ricos në

Një ekspozitë kolektive në San Juan të Puerto Ricos sjell veprat e 32 artistëve, të frymëzuar nga ndikimi kulturor dhe shoqëror i yllit të muzikës, Bad Bunny. Ekspozita “Benito 100 x 35”, e çelur më 20 gusht në galerinë “i AM art”, përfshin karriget ikonike të shfaqura në kopertinën e albumit të reperit dhe këngëtarit, “Debí tirar más fotos”, si edhe piktura, skulptura dhe holograme që paraqesin Bad Bunny-n apo elemente të kulturës portorikane.

Ekspozita është konceptuar dhe kuruar nga Ángel Matié, themeluesi i galerisë “i AM art”, i cili synon të shqyrtojë rëndësinë që ka marrë Benito Antonio Martínez Ocasio, i njohur botërisht si Bad Bunny, në kulturën e Puerto Ricos, si dhe mënyrat e shumta se si imazhi i tij mund të interpretohet përmes artit bashkëkohor.

Në një deklaratë për EFE, themeluesi i galerisë tha se vendosi të krijonte ekspozitën për t’i bërë homazh artistit, pasi mbeti i impresionuar nga një prej koncerteve që Bad Bunny dha verën e kaluar në Coliseo de Puerto Rico. Secili artist kontribuon me gjuhën dhe ndjeshmërinë e tij artistike për të eksploruar mënyrën se si këngëtari ka çuar kodet kulturore të Puerto Ricos te një audiencë e madhe në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

“Ka riformësuar identitetin e Puerto Ricos në

“Përmes pikturës, skulpturës, fotografisë dhe formave të tjera artistike, secili artist sjell interpretimin e tij personal mbi mënyrën se si muzika dhe imazhi i tij kanë riformësuar identitetin e Puerto Ricos në botë”, thuhet në një postim në llogarinë e galerisë në Instagram.

Titulli i ekspozitës i referohet përmasave të Puerto Ricos, rreth 100 milje gjatësi dhe 35 milje gjerësi, një territor prej të cilit është ngritur një zë me ndikim global. Në postimin e saj, galeria “i AM art” shkruan se më shumë se 30 artistë janë bashkuar për të dokumentuar, përmes arteve pamore, një moment që tashmë është bërë pjesë e historisë kulturore të vendit.

“Nuk bëhet fjalë për një simbol, por për atë që ky simbol zgjoi brenda nesh si popull: mundësinë për të qenë nga këtu dhe për të arritur kudo, pa reshtur së qeni ata që jemi.”

Në ekspozitën kolektive marrin pjesë, ndër të tjerë, piktori dhe skulptori spanjoll Luis Ivorra, fotografi peruan Eric French, i cili jeton në Puerto Rico, si dhe artistet portorikane Anelisse Molini, Marisol Torruella dhe Marie Court. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.