“Kaq mendjemadhe dhe falso”, Bora Zemani i përgjigjet komentit kritik të një ndjekësi

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u dhënë mundësi të bëjnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Mes mesazheve pozitive, nuk munguan as komentet kritike. Një ndjekës i shkroi moderatores: “Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco. Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë je mendjemadhe shumë”.

Në vend që të hynte në debat apo të jepte sqarime të gjata, Bora zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi dhe ironi.
“Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, shkroi moderatorja, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji që qesh me lot.
Me këtë reagim, Bora Zemani tregoi se zgjedh t’i trajtojë me humor komentet negative që merr në rrjetet sociale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Kozaku reagon për bashkëshorten e tij pas videos që qarkulloi në rrjet

Genta Ismajli kthehet në Kosovë dhe fshin çdo gjë nga e kaluara

Dua Lipa rikthen traditën shqiptare në Sunny Hill gjatë performancës së Dhurata Dorës

Lajm i ëmbël për Rey Manajn! Futbollisti shqiptar dhe partnerja e tij në pritje të fëmijës së parë

Justin Trudeau pranë Katy Perry në Sunny Hill





