Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

FOTO/ Katy Perry elektrizon fansat në Sunny Hill, valëvit flamurin e Kosovës në skenë: Kam gjithë verën që pres këtë moment!

P
Piranjat 1 August 2026, 12:13 · 2 min lexim
FOTO/ Katy Perry elektrizon fansat në Sunny Hill, valëvit flamurin e

Mijëra të rinj janë mbledhur në Kosovë për festivalin më të madh të Europës Juglindore, Sunny Hill. Mbrëmja e 31 korrikut dhuroi emocione me performancën spektakolare të artistes ndërkombëtare Katy Perry e cila u ngjit në skenë dhe ngriti flamurin e Kosovës.

FOTO/ Katy Perry elektrizon fansat në Sunny Hill, valëvit flamurin e

Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, të cilin gjatë performancës e “vendosi në hënë”. Një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes.

“Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit.

Në skenë me Katy Perryn u ngjit edhe një vajzë 10-vjeçare, ndërsa artistja falënderoi Dua Lipën për ftesën.

“Mikja ime Dua Lipa më ka thënë se ky është festivali më i mirë në Europë dhe kam gjithë verën që pres këtë moment”. 

Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku. Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Festivali ka sjellë në Kosovë edhe organizatoren e festivalit, Dua Lipa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.