SHOWBIZ

Katy Perry rrëfen momentet e vështira pas ndarjes: Turneu më solli dashurinë e jetës sime

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 18:34
Katy Perry rrëfen momentet e vështira pas ndarjes: Turneu më

Katy Perry ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer se si kritikat ndaj muzikës dhe fundi i lidhjes shumëvjeçare me Orlando Bloom e vunë përballë një prej sfidave më të mëdha personale dhe profesionale.

Në një intervistë për “People”, këngëtarja tregoi se albumi i saj “143” u prit me kritika të shumta negative, ndërsa verën e kaluar u konfirmua edhe ndarja nga Bloom, babai i vajzës së saj, Daisy, pas pothuajse një dekade së bashku. Megjithatë, Perry nuk hoqi dorë. Ajo vazhdoi turneun botëror dhe, sipas saj, pikërisht ky udhëtim i solli një surprizë që nuk e kishte parashikuar. Kam mësuar se si të rikthehem te gjërat që kanë rëndësi për mua.
Perry thotë se turneu nuk i dha vetëm mundësinë të rikthehej në skenë, por edhe një nga dhuratat më të bukura të jetës së saj. Nga ky turne marr me vete dhuratën më të bukur, kam takuar dashurinë e jetës sime.

Bëhet fjalë për Justin Trudeau, ish-kryeministrin kanadez, me të cilin Perry u njoh gjatë kohës që ishte në turne.Këngëtarja ka treguar se njohja me Trudeau ndodhi në një moment kur ajo po përballej me shumë ndryshime personale.E takova Justinin gjatë turneut dhe atëherë gjithçka ndryshoi. Perry e nisi turneun në prill 2025, vetëm disa muaj përpara se të konfirmohej ndarja nga Orlando Bloom.

Kur lajmi u bë publik në korrik, këngëtarja ndodhej në Australi, larg miqve dhe familjes.Ka qenë ndoshta periudha më e vështirë. Të gjithë miqtë e mi ishin duke kaluar kohë së bashku në shtëpi, ndërsa unë qaja dhe ndihesha kaq larg-kujtoi ajo. Megjithatë, Perry theksoi se njerëzit e saj më të afërt nuk e lanë vetëm.

Engjëjt e mi në atë kohë bënë atë që duhej. Vërtet u treguan të jashtëzakonshëm.
Në fund të atij muaji, Perry dhe Trudeau nisën të nxisnin thashethemet për një lidhje pasi u panë duke darkuar së bashku në Montreal. Vetëm dy ditë më vonë, Trudeau mori pjesë në koncertin e këngëtares së bashku me vajzën e tij. Ish-kryeministri kanadez ka tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.

Perry, e cila ka besuar prej kohësh në manifestimin e dëshirave, zbuloi gjatë intervistës se kishte mbajtur një listë me gjërat që dëshironte në jetën e saj.

Ajo nxori nga kapaku i telefonit një copë letre të palosur, ku kishte shkruar dëshirat e saj.Numri 10 thotë vetëm: ‘Dashuri e vërtetë’. Mendoj se pikërisht aty jemi tani.Perry dhe Trudeau e konfirmuan lidhjen e tyre në tetor, kur u shfaqën së bashku në festën e ditëlindjes së këngëtares në Paris. Në qershor, ata bënë edhe paraqitjen e tyre të parë së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit koncertor të Perry-t në Festivalin Tribeca. Në qershor, Perry publikoi edhe këngën “Watch It Burn”, një projekt muzikor që lidhet me temën e ndarjes dhe që besohet se është frymëzuar nga fundi i marrëdhënies së saj me Bloom.

Por, pavarësisht përfundimit të lidhjes, Perry nuk e sheh gati një dekadë të kaluar me aktorin si kohë të humbur.

Nuk do të kisha qëndruar në një lidhje për nëntë vjet nëse nuk do të kishte pasur mësime të rëndësishme që duhej t’i mësoja. Çdo lidhje na mëson diçka, apo jo?

Ajo tha se duhej ta linte të kaluarën pas për t’i hapur rrugë diçkaje të re.Gjithmonë kam dashur një dashuri epike, legjendare dhe për këtë kam folur edhe me terapisten time. Gjithçka në jetën time është epike, por kjo ishte pjesa e mozaikut që më mungonte, dhe pastaj ai u shfaq.Gjatë muajve të fundit, Trudeau është bërë një mbështetje e rëndësishme për këngëtaren. Perry zbuloi se ai ka qenë i pranishëm në publik në 10 nga 20 koncertet e saj të fundit. Ai i di tekstet e këngëve, më mbështet dhe më admiron. Kjo vërtet shëron. Ai është një person që udhëhiqet nga zemra dhe mendoj se në këtë jemi të ngjashëm. Jam shumë mirënjohëse-shtoi ajo.

Tashmë që turneu ka përfunduar, Perry dëshiron t’i kushtohet jetës së përditshme. Ajo pranon se përvojat e reja mund të bëhen një ditë frymëzim për muzikën e saj, por për momentin dëshiron thjesht të jetojë momentin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?