Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Ke histori me burrin tim”, Pas deklaratës “bombë” të Mozës, dalin pamjet e Zhakut krah ish-bashkëshortit të shkrimtares

P
Piranjat12 May 2026, 13:48 · 3 min lexim
“Ke histori me burrin tim”, Pas deklaratës

Miqësia e pretenduar mes Inida Gjatës (Zhakut) dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” duket se ka marrë një fund të hidhur e të pakthyeshëm.

Gjatë spektaklit të djeshëm, raporti mes tyre u kris përfundimisht, por ishin debatet pas përfundimit të transmetimit ato që nxorën në dritë prapaskena të forta.

Gjatë një bisede intime me Soni Malajn, Moza lëshoi një deklaratë të papritur që trazoi menjëherë rrjetin, duke e akuzuar Zhakun për pabesi gjatë një momenti shumë të vështirë të jetës së saj.

“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim,” – u shpreh shkrimtarja, duke lënë të kuptohet se ndien një zhgënjim të thellë.

Situata u tensionua edhe më shumë gjatë një përballjeje të drejtpërdrejtë mes të dyjave. Kur Zhaku u përpoq të distancohej duke i thënë, “Nuk kam historinë tënde”, Moza ia ktheu: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”

Ndonëse Zhaku nxitoi të mohojë gjithçka, duke theksuar se nuk ka absolutisht asnjë histori me ish-bashkëshortin e saj, këto fjalë ngritën një furtunë dyshimesh te publiku. A ka pasur vërtet Zhaku ndikim në divorcin e famshëm të Mozës?

Pikërisht në kulmin e kësaj zhurme mediatike dhe dyshimeve të ngritura, provat nuk kanë vonuar. Së fundmi në rrjet është publikuar një fotografi që hedh dritë mbi këtë raport të përfolur.

“Ke histori me burrin tim”, Pas deklaratës

Në imazhin e siguruar, Zhaku shfaqet mjaft e qeshur dhe e afërt, duke pozuar pikërisht krah ish-bashkëshortit të dytë të Mimoza Ahmetit, Enon Myftiut.

Kjo pamje dëshmon qartë se mes tyre ka ekzistuar një miqësi apo njohje e afërt, ashtu siç pretendoi shkrimtarja gjatë debatit në fermë.

Kjo fotografi pritet të shtojë edhe më shumë debatet rreth asaj që ka ndodhur vërtet vite më parë. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në vijim dhe nëse ky detaj do të thellojë akoma më shumë humnerën e krijuar mes dy konkurrenteve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.