Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
SHOWBIZ

Kejsi surprizon me një video me këngën e Stresit, reperi reagon me humor

P
Piranjat18 June 2026, 19:09 · 1 min lexim
Kejsi surprizon me një video me këngën e Stresit, reperi reagon

Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, Stresi dhe Kejsi vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor, gjë që shpesh reflektohet edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, Kejsi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar në Instagram Story një video ku shfaqet duke kënduar dhe argëtuar nën tingujt e këngës më të re të Stresit, “La Vida Loca”.

Postimi i saj nuk i ka shpëtuar syrit të reperit, i cili vendosi ta rishpërndajë videon në profilin e tij, duke i shtuar edhe një koment plot humor.

“Ik shpi, er dreq”, shkroi Stresi, duke e shoqëruar reagimin me emoji të të qeshurave, çka u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që ish-çifti shkëmben gjeste miqësore në publik. Vetëm pak ditë më parë, Kejsi i dedikoi reperit një urim të veçantë për ditëlindje, përmes një videoje emocionuese dhe fjalëve të ngrohta.

Pavarësisht se nuk janë më bashkë, duket se Stresi dhe Kejsi vazhdojnë të ruajnë respektin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit, duke dëshmuar se marrëdhënia mes tyre mbetet e afërt.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.