"Kemi të reja"/ Kujt do t'i besohet këtë vit moderimi i Big Brother VIP Albania 6 dhe roli i Alketa Vejsiut…

“Big Brother VIP Albania” mbetet një prej formateve televizive më të ndjekura nga publiku shqiptar.
Për disa muaj, spektakli vendos në qendër të vëmendjes banorët dhe dinamikat brenda shtëpisë, ndërsa një rol të rëndësishëm kanë edhe opinionistët dhe drejtuesi i programit.
Me afrimin e sezonit të gjashtë, kanë nisur edhe informacionet e para për mënyrën se si pritet të ndërtohet edicioni i ri.
Sa i përket moderimit, nuk pritet të ketë ndryshime. Ledion Liço pritet të vijojë në drejtimin e “Big Brother VIP Albania 6”, pas edicioneve të fundit në krye të formatit.
Por një emër tjetër që po përflitet për sezonin e ri është Alketa Vejsiu.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, moderatorja mund të marrë një rol në spektakël, ndërsa një prej mundësive të diskutuara është përfshirja e saj në panelin e opinionistëve. Nuk përjashtohet mundësia që Vejsiu të jetë një zë i tretë në panel ose të ulet përkrah Arbër Hajdarit.
Në këtë fazë, megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për përfshirjen e saj. Palët mësohet se janë në diskutime dhe mbetet për t’u parë nëse Alketa Vejsiu do të jetë përfundimisht pjesë e edicionit të gjashtë dhe çfarë roli do t’i besohet.
Të reja priten edhe për datën e nisjes. Nëse në edicionet e fundit publiku është mësuar ta shohë “Big Brother VIP Albania” të startojë në periudhën e dhjetorit, këtë herë po përflitet mundësia që spektakli të nisë më herët.
Deri në njoftimet zyrtare nga Top Channel, si roli i Alketa Vejsiut ashtu edhe një nisje e mundshme më e hershme e “Big Brother VIP Albania 6” mbeten informacione të pakonfirmuara.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nën praninë e bashkëshortit dhe miqve të saj, Rita Ora shijon pushimet në Ibiza

Kush tha që u ndanë?! Elhaida Dani e lumtur në krahët e balerinit, Lediani poston foton “misterioze”

Nora Istrefi zbulon nëse është në një lidhje dashurie

Me energji dhe në top formë/ Dafina Zeqiri vazhdon koncertet në muajt e fundit të shtatzënisë

FOTO- Nga nuse në shoqëruese/ Ja ku e kaloi fundjavën mes miqsh këngëtarja me famë botërore Dua Lipa





