Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Kënga u shit dy herë”/ Rozana Radi zbulon për herë të parë të vërtetën e debatit me Rezarta Shkurtën

P
Piranjat15 May 2026, 22:29 · 2 min lexim
“Kënga u shit dy herë”/ Rozana Radi zbulon për

Rozana Radi ka zbuluar një situatë të papritur që lidhet me një projekt të saj muzikor, duke treguar se u detyrua të tërhiqej nga publikimi i një kënge pasi mësoi se ajo ishte shitur dy herë nga kompozitori.

Këngëtarja rrëfeu se projekti ishte menduar si një bashkëpunim me DJ Iliano, bazuar në një këngë të Rezarta Shkurta, por gjatë përgatitjeve për videoklipin zbuloi probleme me të drejtat e autorësisë, çka e detyroi të ndalonte publikimin e saj.

Rozana: Mua më është ofruar në janar një këngë nga DJ Iliano, e cila më pas rezultoi të ishte një projekt i Rezarta Shkurtës. Para se të pranoja bashkëpunimin, pyeta nëse ishin marrë të gjitha të drejtat e autorësisë dhe firmat përkatëse nga autori dhe kompozitori.

M’u tha se gjithçka ishte në rregull dhe ligjërisht e përfunduar. Duke qenë se Rezarta kishte versionin origjinal, ne realizuam një version remix, të cilin e performova më 14 shkurt në qendër të Tiranës.Kur nisëm përgatitjet për videoklipin, vendosa të verifikoja edhe një herë dokumentacionin. Në atë moment kuptova se kënga ishte shitur dy herë nga kompozitori. Edhe pse unë kisha investuar për këtë projekt dhe videoklipi ishte gati, vendosa të tërhiqem.

I uroj suksese këngëtares dhe dua t’u bëj thirrje të gjithë artistëve që të tregohen shumë të kujdesshëm me kontratat dhe të drejtat e autorit, që të mos përballen me situata të tilla në të ardhmen".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.