Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Këngëtarja e famshme italiane, Elodie zyrtarizon lidhjen me balerinën shqiptare - shkëmbejnë puthje në buzë

P
Piranjat18 May 2026, 19:43 · 2 min lexim
Këngëtarja e famshme italiane, Elodie zyrtarizon lidhjen me

Këngëtarja italiane, Elodie, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një postim nga pushimet e saj në Japoni, ku për herë të parë publikoi edhe një imazh duke shkëmbyer puthje në buzë me partneren e saj, Franceska Nuredini.

Edhe pse gjatë muajve të fundit kishin qarkulluar fotografi të dyshes në momente intime, kjo është hera e parë që një foto e tillë publikohet drejtpërdrejt nga vetë Elodie, gjë që u interpretua si një lloj 'zyrtarizimi i lidhjes'.

Në karuselin e fotografive, përveç pamjeve nga destinacioni aziatik, shfaqet edhe shkrepja ku Elodie dhe Franceska shkëmbejnë puthje pasionante.

Prej javësh ato kanë ndarë shpesh copëza nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale, duke treguar afrimitetin dhe lidhjen e fortë: kanë kaluar bashkë Shën Valentinin në Venecia, kanë festuar ditëlindjet dhe kanë bërë pushime në disa vende, mes tyre edhe Ibiza.

Udhëtimi në Japoni duket se ka qenë një nga më të veçantët.

Sipas fotove të publikuara, ato morën pjesë në ceremoninë tradicionale të çajit (të veshura me kimono), kanë vizituar tempuj shekullorë, takuan drerë dhe eksploruan zona ku ndërthuret tradita e teknologjia moderne.

Por, kush është Françeska, balerina me origjinë shqiptare?

Franceska Nuredini, një balerinë italo-shqiptare, është pjesë e trupës së baletit të Elodie-s dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnet e saj të fundit.

Në një intervistë të mëparshme, 24-vjeçarja ka folur për bashkëpunimin me Elodie-n, duke e cilësuar një përvojë shumë të vlefshme si artistikisht ashtu edhe personalisht, gjersa ka treguar edhe për rrugëtimin e saj në kërcim - nga pasioni që e kishte që fëmijë, deri te vitet e shkollimit në Genova dhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës italiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.