Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SHOWBIZ

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!

P
Piranjat31 August 2026, 16:05 · 2 min lexim
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër

Kida duket se është vetëm pak orë larg momentit më të rëndësishëm të jetës së saj. Këngëtarja pritet t’i japë fund beqarisë dhe të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, Ajbin. Sipas raportimeve, ceremonia e martesës pritet të zhvillohet më 1 shtator në Romë, ndërsa vetë këngëtarja ka dhënë disa sinjale që e bëjnë gjithnjë e më të besueshme këtë datë.

Kida ka publikuar së fundmi një fotografi nga kryeqyteti italian, duke vendosur pikërisht Romën si vendndodhje të postimit. Detaji ka mjaftuar për të ndezur edhe më shumë aludimet se këngëtarja ndodhet atje për një arsye shumë të veçantë.

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër

Pak ditë më parë, gjatë një videoje të publikuar në TikTok, Kida zbuloi se do të martohej së shpejti, por zgjodhi të mos japë detaje mbi datën apo vendin ku do të zhvillohej ceremonia. Dashuria e saj me Ajbin mori një tjetër drejtim në dhjetor të vitit 2024, kur ai i propozoi për martesë pikërisht në periudhën e ditëlindjes së këngëtares.

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër

Kida e ndau atë moment romantik edhe me ndjekësit e saj, duke shoqëruar publikimin me fjalët:

“Ndriçove qiellin, ashtu siç ke ndriçuar jetën time.”

Për një kohë të gjatë, këngëtarja kishte zgjedhur ta mbante lidhjen e saj larg vëmendjes publike. Vetëm rreth një muaj pas fejesës, ajo publikoi fotografi ku zbuloi për herë të parë edhe portretin e Ajbit.

Tashmë, rreth dy vite pas propozimit, gjithçka duket se është gati për hapin e madh.

Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një instagram Story nga mbërritja e saj në Romë ku pritet të jetë prezente në dasmën e koleges dhe mikes së saj!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.