Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Kim Kardashian nxjerr në shitje garderobën milionëshe, fansat “çmenden” pas veshjeve firmato

P
Piranjat26 May 2026, 13:42 · 2 min lexim
Kim Kardashian nxjerr në shitje garderobën milionëshe, fansat

Kim Kardashian ka vendosur të hapë garderobën e saj luksoze për fansat, duke nxjerrë në shitje qindra artikuj të njohur në platformën “Kardashian Kloset”.

Ylli i famshëm televiziv po shet afro 300 veshje dhe aksesorë nga markat më të njohura të modës, mes tyre kombinime që i ka përdorur në evente prestigjioze dhe në serialin e saj “All’s Fair”. Sipas “Daily Mail”, shumë prej artikujve janë ulur ndjeshëm në çmim, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të modës.

Një nga pjesët më të komentuara është kostumi prej lëkure “Prada”, të cilin Kim Kardashian e kishte veshur gjatë Javës së Modës në Milano në vitin 2022. Fillimisht i listuar për rreth 7,900 euro, ai tashmë shitet për afro 5,900 euro. Ndërkohë, një fustan vintage “Jean Paul Gaultier” është ulur nga rreth 7,900 euro në afërsisht 3,900 euro.

Në koleksion përfshihen gjithashtu çanta, taka dhe veshje të rralla nga “Chanel”, “Dior” dhe “John Galliano”. Artikulli më i shtrenjtë mbetet një set arkivor “John Galliano”, me vlerë rreth 52 mijë euro.

Kim Kardashian kishte paralajmëruar prej muajsh se do të nxirrte në ankand pjesë nga garderoba e saj me vlerë miliona euro, ndërsa tani fansat kanë mundësinë të blejnë disa prej veshjeve më ikonike të saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.