Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

“Kishte një lloj sherri me mua...”/ Agron Llakaj komenton foton e rrallë nga dasma: I thoshin Kostandinës...

P
Piranjat 8 July 2026, 18:01 · 2 min lexim
“Kishte një lloj sherri me mua...”/ Agron Llakaj komenton foton

Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”. Gjatë rubrikës “Golat e Jetës” me Edi Manushin, në ekran i janë shfaqur disa fotografi, të cilat ai i ka komentuar.

Në një moment u shfaq një imazh nga dasma e tij, për të cilën tha:

“Atëherë i thoshin Kostandinës ‘ku e gjete moj?’, se isha i tharë”.

I pyetur se ku e ka bërë dasmën, Llakaj u përgjigj: “Në Memaliaj”.

Më pas Manushi i drejtohet: “Ku, në lokal apo në oborr?”

“Aty te bahçja e shtëpisë. 40 veta, pa orkestër, këndonim vetë. Pastaj në jetë, Kostandinës i doli mirë. Natyrshëm që në çdo kohë unë mund të flas shumë herë për dhimbjen por mbaj mend shumë gjëra të bukura, ato që të ndërtuara ose të shkaktuara për shkak të marrëdhënies me njëri-tjetrin”.

Agroni tregoi edhe një histori me bashkëshorten e tij të ndjerë. Ai tha se ka lindur një gjerman në karakter dhe si i tillë do të vdesë. Llakaj shtoi se me oraret nuk fal, ndërkohë Kostandina ka qenë ‘nëna e vonesës'.

“Kostandina në raport me mua kishte një lloj sherri sepse unë kam lindur gjerman në karakter dhe do të vdes i tillë. Unë me oraret nuk fal, ajo isha nëna e vonesës. Unë lija punën dhe iknim për në Vlorë në fundjavë dhe i thosha në filan orë. ‘Na çmende me këtë orar, ja ku është Vlora’. I thosha që dua një orë, në 6 ose 7.

Më tha në orën 7 dhe unë zbres te makina.

Vajti ora 8 dhe unë lëshova një batare sharjes ‘made in’ Tepelena, Memaliaj. ‘Shaj, shaj po edhe ç’plodhu nga pak se u lodhe’. Ndërsa kur shkuam në Vlorë më tha ‘ke sharje më?’. E pyeta pse dhe më tha ‘kam harruar çelësin e shtëpisë’”, tregoi aktori i mirënjohur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.