
Familja e personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozak Braçi, është bërë më e gjerë dhe më e lumtur! Kozak dhe partnerja e tij, Denisa, janë bekuar sërish me një fëmijë, duke u bërë kështu prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Kozaku me ndjekësit e tij përmes një postimi në Instastory, duke sjellë emocione të mëdha tek fansat.
Në postim, ai ka publikuar foton e parë të foshnjës së porsalindur, e mbështjellë ngrohtësisht me një batanije në ambientet e spitalit. Portreti i të voglit është mbuluar me një emoji zemre të kuqe për të ruajtur privatësinë.
Kozaku ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e zgjedhur për djalin e tyre të dytë: Masson. “Mirëserdhe Masson,” – ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos, duke zyrtarizuar kështu ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes.
Me lindjen e Masson, gëzimi në familjen e Braçit dyfishohet. Kujtojmë se Kozak dhe Denisa janë gjithashtu prindër të Denaro-s, djalit të tyre më të madh.
Fansat kanë shprehur menjëherë urimet dhe emocionet e tyre për çiftin, duke i dëshiruar shumë lumturi dhe shëndet për vogëlushin e sapolindur. Pa dyshim, familja e Kozak Braçit po përjeton një kapitull të ri plot dashuri dhe gëzim.

Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
18 February22:19
Deklarata e fortë e Loredanës për Mozzik: Më urren kaq shumë
Loredana Zefi ka bërë deklarata të forta, duke folur për marrëdhënien me ish partnerin e saj, Mozzik. Në podcastin e Arbana...
SHOWBIZ
18 February20:48
Bebe Rexha hap zemrën: Kam arritur çdo ëndërr në muzikë, por jo ende dashurinë e vërtetë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte së fundmi e ftuar në emisionin amerikan “The Jennifer Hudson Show”, ku ...
SHOWBIZ
18 February20:26
“Familja ime i ka dhënë bukë”/ Rogerti "shpërthen" ndaj Selin: turp, kam shumë gjëra që s’dua t’i përmend
Pas debatit të mbrëmshëm mes tyre, Rogerti ka vijuar diskutimet për Selinën brenda shtëpisë së Big Brother. Teksa disk...
SHOWBIZ
18 February20:15
Xhensila tashmë e shkuar, Bes Kallaku publikon foton romantike me partneren e re
Bes Kallaku ka bërë publike lidhjen e tij të re, disa muaj pas përfundimit të martesës me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. ...
SHOWBIZ
18 February20:09
Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!
Reality show Big Brother VIP Kosova ka rikthyer në qendër të vëmendjes figurën e Labinot Rexhës, duke ndezur sërish debatet...
SHOWBIZ
18 February19:58
“O Zot ma ruaj djalin”/ Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
Pas debatit të ashpër me Selin, Rogeri ka pasur një reagim tejet emocional ku nuk i ka mbajtur dot lotët.
Ai shprehet se është pr...
SHOWBIZ
18 February17:57
U përjashtua si opinionist i "Për'puthen", Laert Vasili kërkon falje publike
Aktori Laert Vasili reagoi për herë të parë pas incidentit që çoi në përjashtimin e tij nga programi Për’pu...
SHOWBIZ
18 February16:07
"Ta tregoj unë se sa burrë jam, hajde te hoteli"/Rogerti nuk përmbahet ndaj Selin
Kanë vazhduar debatatet mes Selin dhe Rogertit pas Prime-it të djeshëm me tonë të larta dhe ofendime kundrejt njëri tjetrit. Roger...
SHOWBIZ
18 February14:53
“Keijsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet për herë të parë pas eliminimit nga ‘BBVA’
Banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP, Ina Aderi, ka folur për eksperiencën e saj në reality show dhe p&e...