Krah njerëzve të zemrës, Greta Kazazi feston një tjetër vit, ja sa vjeçe mbush ish-banorja e “BBVA5”

Ish-banorja e “BBVA5” njëherazi dhe modelja Greta Kazazi ka festuar 24-vjetorin e saj të lindjes krah familjarëve, miqve dhe njerëzve të zemrës.
Dedikime të shumta kanë gumëzhirë në rrjet për modelen, e cila krah dashurisë së jetës DJ Onnos, kunatës Selin Bollatit, familjarëve dhe miqve që krijoi gjatë rrugëtimit të saj në “BBVA5”, festoi në orët e para të 11 korrikut ditëlindjen e saj të 24-të.
Të pranishëm në festë janë parë edhe figura të njohura të showbizit shqiptar, në mesin e tyre ish-banorë të formatit televiziv nga edicioni i katërt dhe i pestë i “Big Brother Vip Albania”.
Duke nisur nga Shkëlzen Oruçi që ishte pjesë e “BBVA4”, e duke vijuar më tutje me pjesëmarrësit e “BBVA5” ku vëmendje të madhe kanë marrë Keijsi Hyseni, Xhodi Skura, Shëndrit Lumi dhe fituesja e edicionit të pestë të reality show-t të përmendur, Selin Bollati.
Greta e veshur si një princeshë me një fustan në ngjyrë rozë duket ta ketë shijuar në maksimum mbrëmjen e saj, pasi është parë duke kërcyer me secilin prej të pranishmëve. Por kërcimi i saj më i veçantë ishte me djalin që i ka vjedhur zemrën, vëllain e Selin Bollatit, i njohur ndryshe si Dj Onno.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Skandali! Rama i jep 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Koncerti i Kanye West/ Gazeta holandeze: Vendimi i Ramës alarmon komunitetin hebraik, ‘po legjitimohet një figurë antisemitike’

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Ledri Vula feston sot 40 vite jetë, fotoja me vajzën e zemrës në krah “thyen” rrjetin, miqtë i dhurojnë makinën luksoze

Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën





