Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
SHOWBIZ

Krijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it!

P
Piranjat19 July 2026, 19:00 · 2 min lexim
Krijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të

George Lucas është shprehur se për profesionistët e industrisë së filmit është e kotë të përpiqen t’i rezistojnë përfshirjes së inteligjencës artificiale (AI) si një element kyç në të ardhmen e kinemasë. Krijuesi 82-vjeçar i “Star Wars”, në një intervistë për A Rabbit’s Foot, tha se inteligjenca artificiale “e bën shumë më të lehtë realizimin e filmave”.

Regjisori i lindur në Modesto, Kaliforni, u shpreh se “nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndalur”, duke shtuar: “Ky është përparimi, kjo është e ardhmja.” Ai vazhdoi me një krahasim: “Është njësoj si të ulesh këtu dhe të thuash: ‘Unë besoj se karroca me kuaj është zgjidhja më e mirë. Këto makinat prishen, kanë nevojë për karburant, sjellin shumë probleme dhe, shumë shpejt, do t’i shndërrojnë në tanke, të cilat më pas do të vrasin njerëz. Është e tmerrshme.'”

Lucas theksoi gjithashtu disa nga përfitimet që, sipas tij, film-krijuesit mund të kenë duke përdorur inteligjencën artificiale në punën e tyre. “Nëse dëshironi një inteligjencë artificiale që t’ju tregojë kur diçka është e rreme dhe nga vjen ajo, AI mund ta bëjë këtë,” tha Lucas. “Njerëzit nuk munden, sepse nuk jemi aq të zgjuar.” Ai shtoi: “E gjithë ideja është që ti je një qenie njerëzore dhe mban përgjegjësi për atë që thua dhe për atë që bën. Nëse bën diçka të paligjshme, duhet të ndëshkohesh për këtë.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.