Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
SHOWBIZ
Kroatët e akuzojnë Rita Orën për veshjet (FOTO)
PiranjatPërditësimi i fundit 16 March 2026, 23:24
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave, këtë herë për paraqitjen e saj në festën luksoze pas ndarjes së çmimeve Academy Awards. Por krahas komplimenteve për stilin e saj të guximshëm, në Kroaci janë ngritur edhe akuza për “kopjim” të një look-u të njohur.
Në afterparty-n e organizuar nga Vanity Fair, Rita u shfaq me një fustan transparent me motive floreale dhe një kapelë të madhe me pupla të zeza, që u bë menjëherë elementi më i komentuar i veshjes së saj, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave kroate, kombinimi i kapelës së madhe me pupla ka ngjallur reagime në rrjete sociale, ku disa përdorues pretendojnë se këngëtarja ka “kopjuar” stilin e divës kroate Severina, e cila vite më parë ishte shfaqur me një aksesor të ngjashëm në një event publik.
Pavarësisht polemikave, paraqitja e Rita Orës në festën e pas-Oscars mbeti një nga më të komentuarat e mbrëmjes, duke dëshmuar edhe një herë se stili i saj i guximshëm rrallë kalon pa u vënë re.