Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Kryebashkiaku i New Yorkut vjen me kërkesën e pazakontë, i kërkon Mbretit Charles...

P
Piranjat30 April 2026, 15:34 · 1 min lexim
Kryebashkiaku i New Yorkut vjen me kërkesën e pazakontë, i

Kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani ka deklaruar se do ta inkurajonte Mbretin e Britanisë, Mbreti Charles III, që të kthejë diamantit e famshëm Koh-i-Noor në Indi, një nga xhevahirët më të diskutuar në botë për shkak të historisë së tij koloniale.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në New York City, disa orë para ceremonisë përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit 2001. Mamdani u shpreh se, në një bisedë të mundshme me monarkun britanik, do ta inkurajonte kthimin e diamantit historik.

Pallati Mbretëror nuk ka dhënë koment, ndërsa as zyra e kryebashkiakut nuk ka reaguar zyrtarisht për deklaratën. Diamanti Koh-i-Noor, me peshë rreth 105 karatë, është pjesë e Kullës së Londrës (Crown Jewels) dhe ka një histori të gjatë kalimesh mes perandorive dhe sundimtarëve në Azi dhe Lindjen e Mesme, përpara se të përfundonte në zotërimin britanik në shekullin XIX.

India ka kërkuar disa herë kthimin e tij, duke e konsideruar një trashëgimi kulturore të marrë gjatë periudhës koloniale.

India fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1947, dhe çështja e diamantit mbetet ende e ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.