SHOWBIZ

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

Piranjat Përditësimi i fundit 2 February 2026, 13:13
“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend.  Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.


Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë. Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze. Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut. Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë. Kur kamerat fiken dhe mikrofonët “kujdesen”, të parët që duhet të bëjnë kujdesin më të madh janë produksioni dhe “Top Channel”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?