Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

“Kujt i ngjan Trev?” Einxhel Shkira publikon foton që ‘shuan’ debatet dhe habit ndjekësit

P
Piranjat30 April 2026, 11:58 · 2 min lexim
“Kujt i ngjan Trev?” Einxhel Shkira publikon foton që

Dilema klasike në çdo familje shqiptare se kujt i ngjan më shumë një fëmijë, mamit apo babit duket se ka marrë një përgjigje të qartë në rastin e Einxhel Shkirës.

Ish-banorja e “Big Brother” dhe një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale vazhdon të ndajë shpesh momente nga përditshmëria e saj familjare, duke i mbajtur ndjekësit pranë çdo etape të jetës së saj si nënë. Së fundmi, ajo ka publikuar një Instastory mjaft të veçantë, që jo vetëm ka tërhequr vëmendje, por edhe ka “mbyllur” me humor një debat të përhershëm.

Në postimin e saj, Einxhel ka vendosur përballë njëra-tjetrës dy foto: në njërën anë djalin e saj të madh, Trev dhe në anën tjetër një foto të saj nga fëmijëria. Ngjashmëria mes tyre është aq e dukshme, sa duket sikur janë i njëjti person në dy kohë të ndryshme.

Për ta bërë edhe më të qartë “mesazhin”, ajo e ka shoqëruar kolazhin me një mbishkrim plot humor: “Kur thonë që Trev i ngjan babit”, duke nënkuptuar se i vogli ka trashëguar dukshëm tiparet e saj.

“Kujt i ngjan Trev?” Einxhel Shkira publikon foton që

Einxhel dhe DJ Dagz, prej kohësh kanë krijuar një familje të konsoliduar dhe janë prindër të dy djemve, Trev dhe Kres. Edhe pse diskutimet për ngjashmëritë janë pjesë e çdo familjeje, duket se me këtë postim të fundit, Einxhel ka dhënë një përgjigje përfundimtare të paktën për djalin e madh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.