
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj diskrete gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se po kalon një fazë të re në jetën personale.
Pas muajsh spekulimesh dhe sinjalesh të tërthorta për fundin e martesës, Françeska ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Së fundmi, me nisjen e muajit shkurt, Françeska ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur, ndërsa në sediljen pranë saj ndodhet një buqetë e madhe me trëndafila rozë.
Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas këtij gjesti, mbishkrimi që shoqëron postimin ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një fillim të ri sentimental.
“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit,” shkruan ajo.
Gjatë eksperiencës televizive, ajo zgjodhi të mos fliste hapur për bashkëshortin, duke ruajtur privatësinë e jetës familjare.
Megjithatë, pas daljes nga formati, disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare. Shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin, si dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, ndezën diskutime të shumta në rrjet.
Pa dhënë detaje konkrete, Françeska duket se po e lë pas të shkuarën dhe po shijon një periudhë të re, më pozitive, në jetën e saj personale, duke zgjedhur që këtë herë ta shprehë më hapur lumturinë e saj.

Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
2 February21:06
"Vajza juaj vjen pas meje"/ Ish-banorja e BBV: Ja çfarë duhet t'i thoshte Miri babait të Selin
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Lorna ishte e ftuar sot në “Breaking” ku komentoi situatat brenda shtëpisë.
Teksa fol...
SHOWBIZ
2 February18:31
Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai
Gjesti është rikthyer zyrtarisht dhe këtë herë me më shumë ndjeshmëri se kurrë më parë. Pas suksesit t&eu...
SHOWBIZ
2 February18:18
'Gafa' e Cher në Grammy Awards, shpall fitues një artist të vdekur prej 20 vitesh
Një nga episodet më të sikletshme dhe të përfolura të Çmimeve Grammy 2026 ndodhi gjatë ndarjes së çmimit p...
SHOWBIZ
2 February17:41
“Të ka mërzitur?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës”, ja si përgjigjet ai
Prime-i i së shtunës solli një nga momentet më të ndjeshme për Mirin, i cili u përball me “Kutinë e Pandorës&...
SHOWBIZ
2 February17:31
U përball me deklaratat e forta të babait të Selin, Landi për Mirin: Ishte në terr
Këngëtari i grupit të njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up, p&eu...
SHOWBIZ
2 February17:21
Nuk dinë çfarë ndodhi me Kutinë e Pandorës së Mirit, Kristi tenton të zbulojë të vërtetën
Në spektaklin e së shtunës të “Big Brother VIP 5”, Miri u vendos përballë Kutisë së Pandorës. Si surpri...
SHOWBIZ
2 February16:38
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi
Bota e medias dhe e letrave shqipe është në zi, pas lajmit të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares, poetes dhe s...
SHOWBIZ
2 February16:14
Pa nisur ende gjyqi për përdhunim, arrestohet djali i princeshës në Norvegji
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, është arrestuar me akuza të reja vetëm disa ...
SHOWBIZ
2 February15:52
Anulohet televotimi/ Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi
Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është ...
SHOWBIZ
2 February13:14
‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me eksperiencën ...