Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur

30 vjet pas vrasjes së Tupac Shakur, në Las Vegas nis gjyqi ndaj një ish-drejtuesi bande, i akuzuar se orkestroi vrasjen e një prej reperëve më të njohur të të gjitha kohërave. Procesi nuk pritet domosdoshmërish të përcaktojë se kush qëlloi ndaj Shakur natën e 7 shtatorit 1996, kur reperi ndodhej në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi të Mike Tyson.
Megjithatë, prokuroria synon të provojë se Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i bandës South Side Compton Crips, urdhëroi vrasjen dhe siguroi armën e përdorur në krim. Davis, tashmë 63 vjeç, rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.
Vrasja e Tupac mbetet një nga krimet e pazbardhura më të famshme në Shtetet e Bashkuara. Shakur, i vrarë në moshën 25-vjeçare, ishte një nga figurat qendrore të rivalitetit të famshëm mes skenave të rap-it të Bregut Perëndimor dhe atij Lindor të Shteteve të Bashkuara.
I njohur për këngë si “California Love” dhe albumin “All Eyez on Me”, Tupac u shndërrua shpejt në një prej figurave simbol të rap-it kalifornian pasi nënshkroi me Death Row Records në Los Angeles.
Procesi pritet të rikthejë në vëmendje edhe konfliktin mes Death Row Records, të themeluar nga Marion “Suge” Knight, dhe Bad Boy Records, kompanisë së krijuar në Bregun Lindor nga Sean “P. Diddy” Combs.
Christopher “The Notorious B.I.G.” Wallace, reperi që punonte me Bad Boy Records, u vra gjashtë muaj pas vdekjes së Shakur.
Sipas akuzës, Death Row Records mbrohej nga Mob Piru, një bandë e Los Angeles me të cilën ishte i lidhur edhe Suge Knight. Bad Boy Records, ndërkohë, kishte angazhuar për mbrojtje bandën rivale South Side Compton Crips, të drejtuar nga Davis.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Një rikthim me Gerd Vason? Enada Hoxha: Do ta vlerësoja shumë që mediat të mos merren më me këtë histori

I doli krah protestës por iu vursulën keq, vjen shpërthimi i Egla Cenos: Për ju që protestoni kundër protestës sime

Emma Marrone i përgjigjet kritikave: Shenjat në trup tregojnë betejat që kam kaluar

Brad Pitt flet 'pa doreza' për periudhën më të errët të jetës së tij: Dhimbja ishte aq e fortë saqë tani i kuptoj ata që...

VIDEO/ Dua Lipa nuk përmbahet, bëhet viral shikimi ‘hot’ i saj ndaj bashkëshortit





