Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

P
Piranjat28 April 2026, 21:05 · 2 min lexim
La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të

Në Ferma VIP 3, situata mes Indri dhe Vanesa po vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara brenda dhe jashtë shtëpisë, pas përzgjedhjes së filmit “Pasaporta” nga kryefermeri Romiri.

Zgjedhja e filmit ka sjellë tensione mes fermerëve, pasi disa prej tyre e kanë interpretuar si një mesazh të nënkuptuar për raportin emocional që po zhvillohet mes dy konkurrentëve. Skena të caktuara të filmit janë parë nga disa fermerë si të ngjashme me dinamikën e marrëdhënies së tyre, duke ndezur debat dhe dyshime të reja.

Ola dhe Malbora kanë qenë ndër më kritikët, duke sugjeruar se përzgjedhja e filmit nuk ishte rastësore dhe mund të ketë pasur qëllim të nxjerrë në pah situatën mes Indrit dhe Vanesës. Këto deklarata kanë sjellë përplasje mendimesh brenda grupit.

Nga ana tjetër, Vanesa ka reaguar ashpër ndaj këtyre interpretimeve, duke i cilësuar si të ekzagjeruara dhe larg realitetit. Ajo ka theksuar se ndjenjat e saj për Indrin janë të sinqerta dhe të qëndrueshme, duke shtuar se nuk është e përfshirë në skandale, por po jeton një emocion të vërtetë brenda fermës.

“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë.

Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them. Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu”, tha Vanesa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.