Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
SHOWBIZ

Labinot Tahiri mban premtimin, nga çdo mbrëmje muzikore do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

P
Piranjat20 July 2026, 21:59 · 2 min lexim
Labinot Tahiri mban premtimin, nga çdo mbrëmje muzikore do të

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri ka marrë një vendim për të ndihmuar dhe mbështetur familjen e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapit saktësisht djalin e tij Roelin.

Ai ka thënë se nga kjo sesonë e tutje, për çdo mbrëmje ku do të këndoj, do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin dhe jetën e tij.

“Numri i mbremjeve te mia është i madh shumë si ne Kosove dhe në evrope e Amerike dhe numrin e dasmave dhe te mbremjeve  e dimë ne si ekip, organizatoret e po ashtu edhe ATK-ja e Kosovës, sepse çdo gjë e deklaroj me rregull. Të hollat do t’i dërgohen zonjës Selvie, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të me gjithë shpirt, bashkë me Zotin dhe njerëzit zemërmirë. Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se këtë premtim ia kishte dhënë Big Mamës dhe shokut të Shpatit, Xenit.

“Kolegë e kolege, e di që të gjithë e kemi dashur Shpatin. Ende ia këndojmë këngët, e kujtojmë me mall dhe flasim për të nëpër intervista, koncerte e mbrëmje. Por, përveç fjalëve, ta tregojmë dashurinë edhe me vepra. Ta ndihmojmë familjen e tij sa herë të kemi mundësi. Besoj se kjo është dhurata më e bukur që mund t’ia bëjmë kujtimit të Shpatit.

E di që familjen e Shpatit për djalin Roelin do ta ndihmojnë shumë artist siq e kanë ndihmuar, Ermal Fejzullahu, Pandora, Burak Vehapi e disa te tjerë edhe shumë mergimtarë të cilët me kanë shenuar edhe privatisht”, ka shtuar Tahiri. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.