“Larg syve, larg zemrës”/ Zhaku kishte paralajmëruar që Indri do ta linte Vanesën

Historia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi aktori vendosi t’i japë fund raportit të tyre vetëm pak javë pas largimit të saj nga spektakli.
Mbrëmjen kur Vanesa u eliminua nga ferma, Indri u shfaq tepër i prekur emocionalisht, madje nuk munguan as lotët teksa përshëndeste partneren e tij. Pikërisht në atë moment, Zhaku hodhi batutën: “Larg syve, larg zemrës”, një shprehje që aso kohe u mor me humor, por që mesa duket rezultoi e vërtetë.
Pas daljes së Vanesës, marrëdhënia mes tyre nisi të ftohej dhe gjithçka u vulos nga letra që Indri lexoi publikisht, ku pranoi se distanca i kishte bërë gjërat më të qarta dhe se gjatë kohës pa të kishte ndjerë “liri” dhe jo mungesë.
“Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri”, shprehej ai në letër.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ola i bën dedikimin e ëmbël nënës së Adionit për ditëlindje

Deklarata epike e Mimoza Ahmetit për Eduart Grishajn bëhet virale, reagon Arbana

Fund i një bashkëpunimi historik: Ed Sheeran largohet nga labeli i tij diskografik

Aktorja e “Game of Thrones” flet për periudhën e errët dhe diagnostikimin me çrregullim bipolar

Kim Kardashian nxjerr në shitje garderobën milionëshe, fansat “çmenden” pas veshjeve firmato

Fjodora Fjora hap zemrën me ndjekësit, zbulon lidhjen e re të dashurisë

Bes Kallaku vesh sërish bluzën që bleu me rrogën e parë

"Po bëj show" - Moza reagon për debatin me balerinin: Ilirin e kam zemër





