Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga Henri? Fermerët debate dhe akuza ndaj njëri-tjetrit

P
Piranjat15 May 2026, 21:47 · 3 min lexim
Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga Henri? Fermerët

Sfida e të hënës, të cilën e fitoj Dj Bujaka ka sjellë reagime të shumta gjatë kësaj jave. Sara Karaj ngeli e lënduar në kokë në sfidë, por nga Bujaka nuk është pranuar që ka pasur forcë.

Fermerëve u është dhënë mundësia që të shohin me vëmendje klipin, të cilët kanë shprehur mendime të ndryshme.

“Mua mu duk e drejtë çfarë tha. Kjo situatë është pak e fryrë. Unë nuk ndikohem nga askush”, tha Bujaka.

Nga klipi që panë, fermmerët ngritën dyshime se Henri u ngriti “kurth” Bujakës dhe Sarës, duke u lidhur kubat. I pyetur, vetë Henri tha: “Bujaka ka tentuar 2 herë ta tërhiqte dhe nga nyja që bëra unë nuk mundi dhe aty ndodhi forca e Bujakës. Unë mendoj që Bujaka ka qenë me kubat e vetë. Nuk ka pasur tërheqje fizike, por aksidentale çdo gjë”.

Por Sara, nga ana e saj tha se pavarësisht se ajo kaloi natën në spital, nuk gjeti mbështetje nga fermerët e tjerë. Duke iu referuar Kostanës dhe Zhakut, por edhe Bujakës, Sara tha: “Unë ika në spital sepse kam një hematomë që ka nevojë për survejim.

Dy gra zgërdhihen dhe një burrë që e ka shkaktuar këtë gjë, nuk pyet se si je kur vjen pas një nate në spital. Ajo që bën është bashkimi me këto dy gra dhe zgërdhihen me gjendjen time shëndetësore. Më vjen keq që kemi shembuj të tillë, që përveç se i hedhin benzinë zjarrit, nuk duan të shohin realitetin”.

Për Kostanën, nuk kishte forcë dhe nga sfida, askush nuk ngeli i lënduar.

“Jam e gëzuar që askush nuk u lëndua. Jam e gëzuar që u provua që nuk ishte dhunë. Manipulatorët dhe gënjeshtarët nuk mund ti mbështes, pavarësisht situatave që krijohen. Unë nuk ka nevojë për vëmendje”, tha Kostana.

“Për mua është temë e ezauruar. Nuk kam çfarë them”, tha Zhaku.

“Është përdorur dhunë për të fituar sfidën”, tha Iliri.

“Unë të isha në atë pozicion, moralisht, do ta kisha lënë të kalonte”, u shpreh Visi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.