Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
SHOWBIZ

Madonna publikon filmin provokues “Confessions II”, me pjesëmarrjen e shumë yjeve të njohur

P
Piranjat10 June 2026, 12:03 · 2 min lexim
Madonna publikon filmin provokues “Confessions II”, me

Këngëtarja amerikane Madonna ka publikuar një film të shkurtër me pjesëmarrjen e disa emrave të njohur të botës së muzikës, modës dhe kinemasë, mes tyre Sabrina Carpenter, Kate Moss, Benedict Cumberbatch dhe Richard E. Grant.

Projekti, i titulluar “Confessions II, The Film”, shërben si shoqërues vizual i albumit të ri “Confessions II”, i cili pritet të dalë muajin e ardhshëm. Filmi u shfaq fillimisht në Festivalin Tribeca në Nju Jork dhe tashmë është publikuar në YouTube.

Videoja 10-minutëshe përfshin gjithashtu Julia Garner, Gwendoline Christie, Honey Dijon, Odessa A’zion, Shygirl, Arca, si dhe vajzën e Madonnës, Lourdes Leon. Në disa skena shfaqen edhe futbollistët e “Chelsea-“s, Cole Palmer dhe Joao Pedro.

Filmi është ndërtuar mbi gjashtë këngë të albumit të ri, përfshirë “I Feel So Free”, “Good For The Soul”, “One Step Away”, “Bring Your Love”, “Danceteria” dhe “Read My Lips”.

Ngjarja nis me Madonnën në prapaskenë të një salle koncertesh, ku ndiqet nga robotë femra. Më pas ajo shfaqet në një pyll, vallëzon mes rrezeve lazer, performon në një sallë mbledhjesh dhe përfundon në një klub nate ku bashkohet me personazhet e famshëm që marrin pjesë në film.

Një nga momentet më të komentuara është transformimi i Madonnës në aktoren Julia Garner, e cila më parë ishte përzgjedhur për ta interpretuar këngëtaren në një film biografik që më vonë u anulua.

Filmi përmban gjithashtu disa skena provokuese dhe paraqitje të veçanta nga miq të hershëm të artistes, përfshirë aktoren Debi Mazar, e cila ka bashkëpunuar me Madonnën që në fillimet e karrierës së saj në vitet 1980.

Madonna e ka përshkruar projektin si një vepër të vetme kinematografike që ndërthur sekuenca muzikore të lidhura mes tyre. Sipas saj, krijimi i një videoklipi të zakonshëm nuk do të ishte i mjaftueshëm për vizionin që kishte për albumin e ri, i cili vjen si vazhdim i albumit të suksesshëm të vitit 2005, “Confessions On A Dancefloor”, fitues i çmimit “Grammy”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.