Malli për Shpatin nuk shuhet, mesazhi i Selvijes prek zemrat: Roeli të dërgon përqafime

Ikja nga kjo jetë e këngëtarit Shpat Kasapi ka lënë një boshllëk të madh te familja e tij, por më së shumti te bashkëshortja, Selvije Jaho.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ajo ka bërë së fundmi një postim prekës në InstaStory, ku ka publikuar një foto të djalit të tyre të vogël, Roelit, i cili shfaqet i buzëqeshur.
Postimin, Selvija e ka shoqëruar me disa fjalë emocionuese, duke treguar se Roeli i dërgon përqafime të atit në qiell.
“Engjëlli ynë mbrojtës në qiell, Roeli të dërgon përqafime të mëdha në këtë ditë feste”, ka shkruar ajo.
Selvija është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit mungesën e Shpatit dhe dhimbjen që vazhdon të përjetojë pas humbjes së tij.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Victoria Beckham rrëfen krizën financiare: “Pothuajse humba gjithçka”

Nicolas Cage zbulon pse hoqi dorë nga mbiemri Coppola: Nuk doja të isha kushëriri klloun

“Kam qenë e paralizuar”, Soni Malaj rrëfen për herë të parë dramën e fëmijërisë

Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali

Alarmohen fansat! Brikena Selmani dhe Mateo Borri ndezin dyshimet për ndarje





