Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

Mariah Carey në Kosovë, rikthehen pamjet e rralla nga koncerti i saj për ushtarët amerikanë në Bondsteel

P
Piranjat25 August 2026, 14:55 · 3 min lexim
Mariah Carey në Kosovë, rikthehen pamjet e rralla nga koncerti i saj

Ylli i muzikës botërore, Mariah Carey, kishte vizituar Kosovën në dhjetor të vitit 2001, kur performoi për ushtarët amerikanë të dislokuar në “Camp Bondsteel” në Ferizaj.

Sot, 25 vjet më vonë, kujtimi i vizitës së saj në Kosovë mbetet një nga momentet e veçanta të turneve të saj për trupat amerikane, transmeton Zeri.info.

Mariah Carey ishte në Kosovë më 4 dhjetor 2001, si pjesë e një turneu të organizuar nga USO America. Ajo vizitoi tri baza amerikane në Kosovë dhe performoi për trupat paqeruajtëse amerikane, me qëllim ngritjen e moralit të ushtarëve gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Mariah Carey në Kosovë, rikthehen pamjet e rralla nga koncerti i saj

Një nga ndalesat e saj ishte kampi “Bondsteel” në Ferizaj.

Gjatë koncertit, Carey interpretoi disa prej këngëve të saj, duke përfshirë “Loverboy”, “Never Too Far/Hero” dhe “My All”, ndërsa për atmosferën e Krishtlindjeve këndoi edhe “Santa Claus Is Comin’ to Toën” dhe hitin e saj tashmë ikonik “All I Want for Christmas Is You”.

Këngëtarja mbërriti në bazat amerikane me helikopter dhe u prit me entuziazëm të madh nga ushtarët. Ajo pozoi për fotografi, firmosi albume dhe zhvilloi një koncert për trupat.

Në atë kohë, Carey e përshkroi vizitën si një përvojë krejtësisht të veçantë për të.

“Ka qenë shumë ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar më parë dhe është diçka që nuk do ta harroj kurrë”, kishte thënë ajo pas vizitës.

Vizita e saj në Kosovë ndodhi vetëm disa muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Në atë periudhë, Carey ishte ndër artistët që vazhduan të vizitonin trupat amerikane jashtë vendit për t'u dhënë atyre mbështetje dhe për të ngritur moralin.

Fotografitë e asaj kohe, të shpërndara nga agjenci ndërkombëtare, e dokumentojnë Careyn në "Camp Bondsteel", duke takuar dhe përshëndetur ushtarët amerikanë.

Një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop kishte zgjedhur kështu Kosovën si një nga ndalesat e saj në një periudhë të rëndësishme për praninë amerikane në vend. /Zëri

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.