Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Një kapitull i ri ka nisur për këngëtaren shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është bërë nënë për herë të parë. Artistja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka zgjedhur ta quajë Dajt, një emër që nuk kalon pa u vënë re për lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.
Sipas ‘Kryefjala’, Marsela dhe vogëlushi ndodhen në Itali, shtet që ka një rëndësi të veçantë në jetën e këngëtares. Çibukaj u zhvendos atje që në fëmijëri, ku kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës, kreu studimet dhe nisi të ndërtonte rrugëtimin e saj artistik.
Emri i të birit duket se është një mënyrë e bukur për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës. Dajti, mali që shtrihet pranë Tiranës, është një prej simboleve më të njohura të kryeqytetit dhe një emër me ngarkesë të veçantë për shqiptarët.
Lajmi për ardhjen në jetë të vogëlushit shënon një nga momentet më të rëndësishme në jetën e artistes, e cila tashmë po përjeton një rol të ri, atë të nënës. Gjitsesi, vetë çifti: Vitmar dhe Marsela, nuk kanë publikuar asgjë në rrjetet e tyre sociale.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Alketa Vejsiu drejt “Big Brother VIP 6”? Zbulohet roli që mund të marrë

Reperi shqiptar bëhet baba për herë të tretë, emri i veçantë që zgjodhi për vajzën e tij

Bizhuteritë e dasmës ‘modeste’ të Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez arrijnë vlerën e 50 mln dollarëve

Aksident tragjik në Francë, vdesin producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier

Chiara Ferragni e shfaq hapur romancën, fotot intime me partnerin bëjnë xhiron e rrjetit





