Mbyll llogaritë me miliona ndjekës! Aktori i famshëm turk vendos të largohet nga rrjetet sociale, arsyeja e vendimit të papritur

Aktori i famshëm turk, Kıvanç Tatlıtuğ surprizoi fansat teksa vendosi të shkëputet plotësisht nga rrjetet sociale
Aktori turk ka mbyllur llogaritë e tij në Instagram dhe X, duke hequr dorë nga një audiencë prej miliona ndjekësish.
Vendimi i tij shkaktoi menjëherë reagime dhe hamendësime. Fansat nisën të pyesnin nëse largimi lidhej me një projekt të ri, jetën e tij personale apo ndonjë zhvillim në karrierë.
Megjithatë, duket se arsyeja është shumë më e thjeshtë nga sa mendohej. I pyetur për vendimin, Tatlıtuğ u përgjigj shkurt:
“Thjesht kisha dëshirë. Kështu vendosa. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë apo të rëndësishme.”
Kështu, aktori ka zgjedhur të bëjë një hap pas nga ekspozimi virtual dhe të vazhdojë jetën e tij larg rrjeteve sociale, pavarësisht numrit të madh të ndjekësve që kishte mbledhur ndër vite.
Lexo edhe
SHOWBIZ
FOTO/ Rita Ora ndez skenën në Poloni, fansat e presin me entuziazëm

‘Planeti’ iu shfry, Kanye West anulon koncertin në Kazakistan

Nora dhe Roberti përseri bashkë?

Në Shqipëri mori 4 mln euro, "planeti" i Kaney West shfryhet në Kazakistan

Vendim i papritur në familjen mbretërore të Bruneit, sulltani i heq titujt nuses së djalit





