Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
SHOWBIZ

Me këtë veprim u konfirmua, Arbana Osmani e mbylli me Ferma VIP!

P
Piranjat18 June 2026, 19:17 · 1 min lexim
Me këtë veprim u konfirmua, Arbana Osmani e mbylli me Ferma VIP!

Mungesa e Arbanës Osmani në “Post Ferma VIP” ka shtuar edhe më shumë dyshimet se moderatorja i ka dhënë fund rrugëtimit të saj me formatin.

Edhe pse ishte ajo që drejtoi sezonin e dytë të “Ferma VIP”, programi pas finales nuk po prezantohet nga Arbana, por nga Florian Agalliu, i cili gjatë këtij edicioni ishte në drejtimin e “Fun Club”.

Tradicionalisht, post-programet e formateve të mëdha janë moderuar nga prezantuesi kryesor. Një praktikë e tillë është ndjekur edhe në “Big Brother VIP”, ku “Post Big Brother” është drejtuar nga i njëjti moderator që ka qenë në krye të spektaklit. Edhe vetë Arbana ka ndjekur këtë formulë në projektet e saj të mëparshme.

Jo vetëm kaq, por moderatorja nuk është parë as në festën e organizuar pas finales së “Ferma VIP”, ndërsa mungesa e saj ka vijuar edhe në emisionin pasues të formatit, duke shtuar spekulimet për një distancim nga projekti.


Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është edhe një postim i Arbanës në Instagram, ku ajo publikoi momente nga eksperienca e saj në “Ferma VIP” dhe i shoqëroi me fjalët: “Kujtim i bukur”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.