Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
SHOWBIZ

“Më mori burrin” Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

P
Piranjat20 June 2026, 16:06 · 3 min lexim
“Më mori burrin” Zhaku përballet me Mozën, si

Përplasjet mes Mimoza Ahmetit dhe Zhakut vijuan edhe pas përfundimit të Ferma VIP. Dy ish-fermeret u përballën në Post Ferma VIP, duke sqaruar raportin e tyre dhe deklaratat e bëra gjatë spektaklit. Nga ana tjetër, Moza mohoi të ketë pasur qëllim të sulmojë ish-fermeren.

Zhaku theksoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë më e afërt sesa një raport thjesht profesional, duke kujtuar se Moza frekuentonte shtëpinë e saj dhe kishte bashkëpunuar në studion e familjes së saj.

Zhaku: Gjithmonë dashamirëse e Mozës isha. Por kur ajo filloi të zhvlerësonte kohën që ne kemi kaluar në të kaluarën, në jetën private, lidhjen familjare të afërt që kemi pasur, punët që kemi bërë së bashku, bënte sikur s’më njihte.

Zhaku: Filloi të insinuonte sikur i kisha marrë burrin. Sikur isha e rrezikshme. Më vendosi në rolin e antagonistes.

Moza: Jo, jo. Unë me çdo person që kam pasur fërkime këtu, harroj. Unë jam shumë e lidhur me botën time, s’mbaj asgjë të keqe brenda.

Zhaku: Nuk e mbarova komentin tim.

Moza: Ti po thua lidhje familjare, por si ke me mua? Me mua ke vetëm lidhje pune. Lidhjet familjare i ke me personat që unë s’jam më. Unë kam qëlluar në drekë me ty, por ne kemi shumë afrimitet profesional.

Zhaku: S’ka rëndësi tani, secili e tregoi veten e vet.

Einxhel Shkira: Të vërtetën e dinë vetëm ato të dyja. Mua vetëm një gjë më ka bërë përshtypje për të pasur dyshim më pas në atë që Moza ka thënë. Në një bisedë me Sonin, Moza ka thënë që kam telefonuar Zhakun për t’i rrëfyer që po ndahesha dhe tha që në ato momente Zhaku ishte me ish-partnerin tim. Dhe unë ngre një pyetje, nëse personi që ti thua se s’e ke mike, pse e telefonon për të ndarë diçka të rëndësishme?

Zhaku: Ish-partneri i Mozës rrinte gjatë gjithë kohës me burrin tim. Dhe Moza gjithashtu vinte në shtëpinë time, ka bërë këngë në studion time.

Moza: Kam punuar pa qenë ti fare. Kam punuar dy orë me bashkëshortin tënd pa qenë ti fare.

Zhaku u shpreh se ka qenë gjithmonë dashamirëse ndaj Mozës, por sipas saj, fituesja e Ferma VIP ka mohuar marrëdhënien e afërt që ato kanë pasur ndër vite.

Ajo gjithashtu nënvizoi se deklarata e bërë nga Moza, se i mori ish-burrin, ishte shumë e papërshtatshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.