Më mungon një partner sidomos në fundjavë, Egli Tako: Nuk do e pranoja kurrë një lidhje që nuk më bën të lumtur

Egli Tako ka ndarë një nga intervistat më personale në “Grida Duma Podcast”, ku foli hapur për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet dhe mënyrën se si e sheh sot botën, pas eksperiencës në Big Brother VIP.
Ajo theksoi se përjetimi brenda shtëpisë është unik dhe i pakuptueshëm për ata që nuk e kanë kaluar vetë dhe kujtoi se gjatë qëndrimit në reality show kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk do të kthehej më pas, pavarësisht gjykimit të publikut.
“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë… i kisha dhënë besën partnerit tim dhe nuk kthehesha më pas, edhe pse isha e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku. Askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë.”, tha ajo.
Ajo ndau mendimin e saj për mënyrën se si perceptohet dashuria në ditët e sotme duke kritikuar mënyrën se si shumë djem përpiqen të tërheqin vëmendjen e vajzave me luks në vend që të ndërtojnë lidhje emocionale. Egli pranoi se i mungon të ketë një partner, sidomos në fundjavë, por shtoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë.” shtoi Egli.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula i japin fund lidhjes? Detaji që ndezi dyshimet për ndarje

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

Arritje historike për Bleona Qeretin, fiton të drejtën për të votuar në...

Brian Potter humb jetën në një azil pleqsh për shkak të sëmundjes së Alzheimerit

“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje, vajza duhet të jetë "princesha", jo djali

Mbreti Charles dhe Princ Harry lënë pas hatërmbetjet? Pas 4 vitesh monarku takohet me të birin, Meghan dhe fëmijët e tyre

Ndarja papritur nga jeta e futbollistit 25-vjeçar që luajti në Botëror, partnerja publikon mesazhin prekës

Protestat në Shqipëri/ Dua Lipa thyen heshtjen, shfaqet me shkrimtaren Lea Ypi





